• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E DIMË KU DO TAKOHEN, KHAMENEI DHE KËSHILLTARËT E TIJ”/ lefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit
Home
Nderkombetare

“E DIMË KU DO TAKOHEN, KHAMENEI DHE KËSHILLTARËT E TIJ”/ lefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

4 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Arsyeja e vërtetë pse Donald Trump vendosi të sulmonte Iranin të premten në mbrëmje është se Netanyahu e telefonoi dhe i tha se të shtunën në mëngjes udhëheqësi suprem Khamenei dhe këshilltarët e tij do të takoheshin në një vend të caktuar në Teheran: ata mund të vriteshin me një sulm të vetëm.

Ish-shefi i CIA-s dhe sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, e kishte paralajmëruar këtë dje në një intervistë për Corriere. Tani e konfirmon edhe faqja Axios, bazuar në burime të Shtëpisë së Bardhë, duke shpjeguar se biseda vendimtare për nisjen e luftës ndodhi në një telefonatë më 23 shkurt me Trump të lidhur nga Situation Room (kompleks i menaxhimit të inteligjencës që ndodhet në katin përdhes) të Shtëpisë së Bardhë.

Objektivi ishte i parezistueshëm për dyshen Trump dhe Netanyahu. Presidenti amerikan ishte tashmë i prirur për një sulm, pasi ishte koordinuar për muaj të tërë me kryeministrin izraelit, duke u takuar dy herë dhe duke folur 15 herë në telefon gjatë dy muajve të fundit.
Ata kishin marrë në konsideratë një sulm edhe javën e kaluar, por vendosën ta shtynin për arsye inteligjence dhe moti të keq. Telefonata e fundit dha shtytjen vendimtare.
CIA verifikoi informacionin e dhënë nga izraelitët dhe e konfirmoi të enjten më 26 janar, të njëjtën ditë kur negociatat në Gjenevë të Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk shkuan siç dëshironin amerikanët. Në fjalimin për gjendjen e Unionit më 24 shkurt, presidenti vendosi të mos fokusohej shumë tek Irani për të mos trembur ajatollahun dhe për ta shtyrë të ndryshonte planet e tij.

Sipas Pentagonit, urdhri për sulm u dha nga Trump të premten ndërsa ishte në një fluturim drejt Teksasit për një miting në orën 15:38 pasdite (sipas orës lokale). Në orën 16:29 një gazetar në Air Force One (avionin presidencial) e pyeti nëse kishte marrë një vendim për sulmin. Trump u përgjigj: “Preferoj të mos e them. Do të kishit skupin më të madh të historisë”.

Shkrim nga Corriere della Sera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-VLORË/ Përplasen dy automjete, njëri përfundon anës rrugës, tjetri në kanal
Previous article DOSSIER/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973: Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët...

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT