Ndonëse e gjithë java që lamë zyrtarisht pas ishte e karakterizuar nga shirat e rrëmbyeshëm, dhe nganjëherë të paparazhikueshëm, kjo e dielë ndryshoi totalisht të gjithë gjendjen në kryeqytet.
ALPENews.al sjell disa momente gjatë së dielës së sotme ku shihen rrugë kryesore të Tiranës thuajse bosh.

Kryqëzimi tek Rruga e Elbasanit
Pa zhurmën e motorave të makinave, apo të borive që ngecin në semaforin e kuq.

Pamje nga Bulevardi Zhan D’Ark
Ajo që mund të të kapë syri është “tek tuk” një ambulancë në shërbim ose autobuzi i ndonjë linje urbane, – raporton ALPENews.al.
Mbarimi i Bulevardit Bajram Curri

Zona tek Ura e Tabakëve
Madje edhe kafenetë shumë të dëshiruara për kryeqytetasit janë lënë në “harresë” duke konkurruar kohën e mirë për plazh.
Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu ka qenë një arsye se përse Tirana është në njëfarë mënyre bosh sot. Qytetarët kanë planifikuar të shkojnë në plazhet afër kryeqytetit si Lalëz apo Durrës.
Meterologët thonë se java e parë e këtij muaji do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura mbi 28 gradë celsius.
/AlpeNews.al



