Në rubrkën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim disa pamje nga qyteti i Korçës sot.
Rikujtojmë që qyteti i Korçë njihet për festimin masiv të Pashkëve Ortodokese, duke e shndërruar qytetin në një mozaik interaant.
Pashka është festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ndërsa në Korçë ajo kremtohet masivisht. Familjet korçare kanë ditur të respektojnë ritet dhe të ruajnë traditat e zakonet, ndërkohë që në qytet nuk mungojnë aktivitetet e larmishme.
Karakteristikë është veza e kuqe, që çdo besimtar duhet ta konsumojë. Traditë është edhe blerja e suvenireve prej qeramike e balte si edhe mishi i qengjit, për shkak se kjo kafshë është simbol i së mirës, i qetë dhe i pastër.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Korça, në këtë të dielë.
Përgatiti: AlpeNews.al











