• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DHUNOI DREJTORI I DOGANËS FIER/ Qytetari: Ishte i lidhur me bashkëshorten time, ka kërcënuar edhe vajzën
Home
Aktualitet
Kronikë

E DHUNOI DREJTORI I DOGANËS FIER/ Qytetari: Ishte i lidhur me bashkëshorten time, ka kërcënuar edhe vajzën

15 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar ditën e djeshme nga detyra drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji. Ky vendim vjen pas denoncimit të qytetarit Algert Belulaj, i cili ka deklaruar se Lagji e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë.

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji është akuzuar nga një qytetar se e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë, pas i mori edhe bashkëshorten si të dashur. Kërcënimet kanë ardhur edhe pas denoncimeve në organet përkatëse.

Ditën e sotme Algert Belulaj ka dhënë versionin e tij në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregon se konflikti ka nisur më 11 gusht të vitit 2021 kur është thirrur në komisariatin e policisë Fier për një urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij, të cilës i ka kërkuar llogari për tradhti bashkëshortore.

“Në momentin që shkova në komisariat, Arlind Lagji uli kokën dhe iku me vrap”, tha Belulaj.

I pyetur përse është kërkuar urdhri i mbrojtjes nga ish-bashkëshortja e tij, ai u shpreh:

“U kërkua për shkak se bashkëshortja ime në atë kohë donte kohë për veten dhe Arlind Lagjin. Duke qenë se u kap në rrethanat e flagrancës me atë, ishte më e qartë se kishte më shumë se një njohje. Lagji këtë e bënte edhe me punonjësit e tjerë. Punëtorët simpatike i merrte në zyrë”.

Ndërsa duke folur për dhunën e ushtruar ndaj tij dhe kërcënimet me jetë, Belulaj tha:

“Kjo ndodhi pasi kam arritur që të faktoj tradhtinë. Nevojat seksuale, mbase ka qenë i paplotësuar aty ku ka qenë. Një njeri që ka familje nuk mund të bëjë ashtu. Mu është prezantuar si i divorcuar”.

E dhunoi drejtori i doganës Fier, qytetari: Ishte i lidhur me

Ish-bashkëshortja juaj pretendon se jeni të ndarë që në vitin 2020. Kur ka ndodhur kjo, ju vazhdonit që të ishit bashkë?

“I kam të faktuara me mesazhe që janë marrë në cilësinë e provës. Deri në qershor të vitit 2021 kam qenë me të. Kur kam refuzuar sqarimin me të, ajo ka vijuar të jetë me mua deri në gusht të vitit 2021”, tha ai.

I pyetur nëse jetonin bashkë në atë kohë dhe kush e ka kërkuar divorcin, Belulaj tha:

“Në momentin që familja ime ia bëri të qartë asaj se nuk hynte më në atë shtëpi, ajo u largua. Divorcin e lashë ashtu siç e donte ajo, për ‘mos përputhje karakteri’”.

Sipas tij, dhuna ka nisur për shkak se ka qenë një kurth.

“Më kërkuan për një kafe, nuk e pranonte lidhjen. E kam si vajzën time thoshte, pasi e kishte afër me moshën e vajzës së tij. Mua më tha se të kam si vëlla. Më kapi në befasi me dhunë. Nëse do e kisha ditur, do kisha lënë takimin në një vend publik me njerëz. Ka kërcënuar edhe vajzën time 6-vjeçare, kam edhe mesazhin që është edhe si cilësi e provës”, shtoi Belulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjenden të varura në pemë, dy vajza u përdhunuan dhe u mbytën nga një grup burrash në Indi
Previous article PAS SHPALLJES MBRET/ Charles i mohon titullin mbretëror fëmijëve të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, ja arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT