Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku ka ndërruar jetë një 63-vjeçare nga Dragashi, në Klinikën Infektive.
Infektologu Valbon Krasniqi thotë për RTV Dukagjinin se gruaja u shtrua në spital më 26 prill së bashku me bashkëshortin, i cili kishte rezultuar gjithashtu pozitiv.
“Ky person për fat të mirë është shëruar dhe sot është liruar për në shtëpi, por fatkeqësisht bashkëshortja e tij nuk arriti t’i mbijetojë infeksionit”, tha ai.
Pacientja që ndërroi sot jetë ishte infektuar në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit.