Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës, ka dhënë një deklaratë për media.
Mes lotësh ajo tha se Arbeni ishte një njeri i jashtëzakonshëm, gjithmonë i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët.
“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët,” – u shpreh bashkëshortja e tij.
Është një humbje shumë e madhe. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar si për gjetjen e trupit, ashtu edhe për nderimin që e ka pasur të merituar. Të mos harrohet dhe të respektohet si hero, pasi ka bërë një akt që nuk e bën çdokush,” – u shpreh ai.


