• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DEKRETUARA E METËS/ Xhaferllari jo magjistrate? KPK: Ka humbur statusin e gjyqtares
Home
Aktualitet
Drejtësi

E DEKRETUARA E METËS/ Xhaferllari jo magjistrate? KPK: Ka humbur statusin e gjyqtares

13 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Nëse Besnik Muçi, i dekretuari i parë i Metës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, mbetet ende në ankth nëse do shkarkohet nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Marsida Xhaferllari mund të cilësohet me probleme edhe më të mëdha, pasi Komisioni i Vettingut nuk ka marrë një vendim për të, duke deklaruar se ajo e ka humbur statusin e magjistratit dhe duhet të testohet nga fillimi në Shkollën e Magjistraturës.

Në mars të vitit 2019, kur ajo kërkoi rivlerësim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shumica e trupës gjykuese arsyetoi se Marsida Xhaferllari, e cila mban postin e kryeinspektores pranë Inspektoratit të ish-KLD, kishte humbur statusin e magjistratit dhe nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj.

Gjatë seancës dëgjimore një pjesë e mirë e saj u fokusua në argumentet e KPK dhe Xhaferllarit mbi çështjen e statusit. KPK dhe ONM shprehën dyshime nëse ajo ishte ende gjykatëse.

Megjithatë Xhaferllari këmbënguli se gëzonte statusin e magjistrates, duke qenë se ligji i aplikuar kur ajo kishte lënë punën si gjykatëse për një vend në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kishte parashikime për humbjen e këtij statusi.

Pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar dhe shqetësimit të tij për shkëputjen për një kohë të gjatë nga sistemi i drejtësisë, Xhaferllari iu përgjigj duke thënë se nuk ishte shkëputur asnjëherë dhe se puna që kishte bërë kishte qenë gjithmonë e lidhur me drejtësinë.

Sipas vendimit të zbardhur të publikuar në muajin maj, dy nga anëtarët e KPK-së arsyetuan se për shkak se kishte punuar jashtë gjyqësorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011.

Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin të mendimit se për këtë arsye, ish-gjyqtarja duhej t’i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës, raporton Real Story.

Në këto kushte, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit doli në përfundimin se “objekti ishte bërë i pamundur” dhe nuk mund të kishte një vendim.

Por, këtë vendim ajo e ka ankimuar dhe çështja e saj është në gjykim në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, ku seanca ndaj saj në dhomë këshillimi është lënë më 27 nëntor.

Marsida Xhaferllari ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007.

Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Që nga viti 2013 dhe deri kur u shkri KLD në fund të vitit 2018, Xhaferllari ka mbajtur postin e Kryeinspektores në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI ME KUSHTETUESEN/ Kreshnik Spahiu: Dita e zezë kur Meta u betua si President
Previous article "SHPËRTHEU" RRJETI/ Bebe Rexhës i vizatohet "zogu" me kostumin e zi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT