Një adoleshente ka mbetur sterile pasi ish e dashura e saj xheloze i hodhi ujë të nxehtë në mitër.
Sara Zagidullina u sulmua nga Aleksandra Dulesova dhe tre vajza të reja, pasi u zbulua se po dilte me një djalë me emrin “Igor”, sipas policisë.
Vajzat u futën në shtëpinë e 17-vjeçares dhe i rruajtën kokën. Më pas e detyruan që të kryente seks oral me to para se të ktheheshin për të urinuar mbi të.
Pasi e zvarritën të zhveshur në banjë, dyshohet se i hodhën ujë të nxehtë në vaginë.
Tortura e adoleshentës zgjati për orë të tëra dhe u la në në dyshemenë e banjës. Ndërsa sulmueset plaçkitën shtëpinë e saj, duke vjedhur para, një laptop dhe një telefon celular si dhe sende të tjera me vlerë.
Duke përdorur forcën e fundit që i kishte ngelur, viktima arriti të ngrejë alarmin dhe u dërgua në spital.
Atje, mjekët konfirmuan se vagina e saj ishte dëmtuar rëndë nga uji i nxehtë dhe se ajo tashmë ka mbetur sterile


