• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E çova drejt vdekjes me dorën time”, nëna e vajzës që vdiq pas operacionit të apandesitit rrëqeth: Mjeku na tha ‘tani na ftoni në dasmë’
Home
Breaking News

“E çova drejt vdekjes me dorën time”, nëna e vajzës që vdiq pas operacionit të apandesitit rrëqeth: Mjeku na tha ‘tani na ftoni në dasmë’

8 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Historia e Ledjona Mekos është nga ato histori që trondit fort këdo që e dëgjon. 23-vjeçarja u nda nga jeta më 6 korrik të vitit 2016 menjëherë sapo kishte dalë nga një operacion, ku kishte hequr apendicitin. Por tre muaj pas vdekjes, ekspertiza mjeko-ligjore kishte nxjerrë se vajza kishte vdekur për shkak të vetëhelmimit me fostoksinë. Nëna e Ledjonës, Valbona edhe sot pas dy vitesh gati nga vdekja e vajzës nuk i ka hequr të zezat. Ajo ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për të rrëfyer dhimbjen e saj të madhe dhe për të kërkuar drejtësi. Valbona thotë se vajza e saj nuk është vetëhelmuar me fostoksinë, duke treguar dhe faktet.

“Atë ditë u ngritëm me çunin se djali do ikte në punë në Tushemisht. Vajza flinte. Gjithë natën në gjumë. Më pas u çua vajza për të ikur në tualet. Më tha se më duket sikur më është bërë një prag në krahë të djathtë. Më duket se po më ngacmon apendiciti. Po çalonte dhe tha mu mpi këmba. E çova në tualet, mezi e ngritëm me djalin dhe e shtrimë në krevat. Mora diçka të ftohtë nga frigoriferi dhe ia vendosa. I thashë djalit ta çojmë me makinën e punës së djalit. E çuam në urgjencë. Ishte ora kur ndërroheshin turnet. Ikte me avash makina sepse vajza kishte dhimbje në krahë të djathtë. E çova atje dhe më thanë çfarë ka vajza. Iu tregova e thanë që do i bëjmë analiza. Nuk kishte të vjella. I bën vetëm një qetësues. Por vajza ishte e vetëdijshme. Doktoresha e turnit e vizitoi i bënë qetësues dhe nuk i pushuan dhimbjet. Thanë ta çojmë për analizat. Unë se çoja dot sepse nuk lëvizte dot se e kishte këmbën e mpirë. Shkova i thashë laborantes. Ia çova dhe mjekes analizat. Iu kërkova që t’i bënin eko që mos ta fusja në operacion për apendicitin. I bëra dhe ekon e kirurgu më tha direkt në sallë operacioni. I jepja vajzës zemër, që të shpëtosh i thosha, por e ndieja që diçka po më shkëputej”, tregoi mes lotësh nëna.

Ajo tha se pasi doli nga operacioni vajza ndihej keq.

“Ishim shumë të gëzuar se vajza kishte dhe një rast të mirë, dhe vajzës i pëlqente dhe nuk e prisnim këtë. Isha e vetme në spital se djalin e dërgova në punë. Po prisja pas dere, doli një infermiere e tha se po bëhet qepja, asgjë nuk kishte thjesht i hoqëm apendicitin, shumë mirë është. Pastaj doli vajza e çuan në dhomë, ishte në narkozë. Dhoma e vajzës nuk ishte asnjëherë pa personel. E çova drejt vdekjes me dorën time. Po i flisnin vajzës që të përmendej. Erdhi doktori që bëri operacionin tha të shkuara vajzës, doli shkëlqyer, tani na ftoni në dasmë. Operacioni zgjati një çerek ore. Dhe rreth çerek ore ndenji gjallë vajza.
Kam thirrur kirurgun që ishte në operacion, jo ai që e bëri i thashë hajde shikoje pak vajzën se po lëviz shumë. Më tha është normale. Pa kthyer shpinën mjeku, vajza më thoshte që mi fry plagës se po më djeg, dhe në një anë po i fryja, në një anë po i mbaja dorën. Më pyeti për babain, për vëllain pastaj më lëshoi dorën. Iku”, tha nëna e 23-vjeçares

Valbona përpiqet të kujtojë ato momente dhe thotë se mbërritja e policisë dhe njerëzve të afërt ishin dëshmi e qartë e asaj që kish ndodhur.
E tronditur ajo dhe familjarët u vunë në kërkim të së vërtetës. Mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Kjo për familjen Meko ishte një vdekje e dyte.
“Nga mjekët i ishte thënë vëllait tim se kemi konstatuar një mpiksje në tru. Kurse tre muaj pas vdekjes së vajzës, ekspertiza mjeko-ligjore nxori që vajza ishte vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ishte ekzekutimi i dytë për familjen time. I thashë prokurorit më ndihmo. Ti mund të kesh ndërruar 7 kollare dhe të jesh shumë i rëndësishëm por unë po të flas si baba. Unë nuk kam lekë, ato pak që kisha nxora vajzën nuse, po do shesh organet e mia për të nxjerrë të vërtetën”, tregoi Valbona.

Për familjen Meko e vërteta nuk mundet kurrë të jetë e tillë dhe të gjitha faktet tregojnë qartë që ky version është i rreme. Nëna e 23-vjecares kërkon të zbardhet e vërteta dhe mbi kujtimin e së bijës të mos rëndojë një peshë kaq e rëndë, madje më e rëndë se vetë vdekja.

Ledjona jetoi pak, por e donte shumë jetën dhe njerëzit ndaj iu falte atyre veç buzëqeshje dhe dashuri. Nëna e saj ka bërë një betim dhe do t’i shkojë deri ne fund së vërtetës, jo për të vrarë njerëz, por për të vënë në vend dinjitetin e Ledjonës së saj të shtrenjtë.
“I drejtohem me mish e shpirt Arta Markut. Të zbardhë të vërtetën time, të gjendet drejtësia. Nëse nuk zbardhet drejtësia do bëj vetëgjyqësi vetë”, thotë nëna e Ledjonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tifozët e Juventusit kritikojnë Allegrin, ja çfarë ka bërë me sulmuesin argjentinas
Previous article Niazi Jaho: Kuvendi miratoi Vendimin e Kodit të sjelljes së deputetit, POR NUK PO ZBATOHET

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT