Ministrja e Jashtme e Kinës i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, pasi ky i fundit e quajti presidentin kinez Xi Jinping, ‘diktator’.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mao Ning është shprehur se është shkelur dinjiteti politik i Kinës, duke e cilesuar një provokim politik.
Ndërkohë tensionet mes SHBA dhe Kinës u shtuan pasi një balonë kineze u sinjalizua mbi hapësirën ajrore të SHBA-së dhe gjithashtu tensionet u shtuan më shumë edhe pas tensioneve në Tajvan.


