“Ylli” gjerman, Marco Reus, mund të largohet nga Borussia Dortmundin në fund të këtij sezonit për tu transferuar tek skuadra e Milanit.
Sipas mediave italiane Reus nuk do të vazhdojë kontratën me klubin nga Bundesliga, ndërsa destinacioni i radhës pritet të jetë klubi italian.
Sponsori i ri i Milanit, Puma, do ta ndihmojë Milanin që ta transferojë Reusin, i cili gjithashtu ka marrëveshje me këtë kompani të veshmbathjeve sportive.