• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E BUJSHME NË POLONI/ Rikthehen në detyrë gjyqtarët e nxjerrë në pension me detyrim
Home
Nderkombetare

E BUJSHME NË POLONI/ Rikthehen në detyrë gjyqtarët e nxjerrë në pension me detyrim

25 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Papritur Sejmi polak miratoi një ligj, që rregullon kthimin në punë të gjykatësve të Gjykatës së Lartë, të nxjerrë në pension me detyrim. Në qendër të vendimit janë arsye politike të brendshme.

Të hënën, ende dukej sikur qeveria në Varshavë nuk do të dorëzohej në diskutimin mbi reformën gjyqësore kundër Komisionit Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ka autoritet, për të vendosur mbi sistemin ligjor në shtetet individuale anëtare të BE-së, u tha ndër të tjera në një deklaratë të qeverisë polake pranë Komisionit Evropian.

Një muaj më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që 27 gjykatësit e Gjykatës Supreme, të kryesuar nga presidentja e Gjykatës, Ma?gorzata Gersdorf, të cilët i kishin nxjerrë në pension në fillim të korrikut, të kthehen në postet e tyre të punës.

Që nga e mërkura e kaluar të paktën, konflikti mbi pensionimin e hershëm të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme është zgjidhur. Çuditërisht Sejmi publikoi në orën 8.50 një amendament, i cili rregullon me ligj kthimin e gjyqtarëve të dalë në pension në Gjykatën Supreme. Në orën 12 në Sejm filloi debati, në fund të të cilit, pasdite, u miratua ligji. “Ne nuk kishim fare kohë për të njohur veten me amendamentin”, kritikuan politikanët e opozitës, të cilëve edhe njëherë me dhimbje iu desh të mësonin, se si PiS i zë ata në befasi me propozime të papritura legjislative. Dhe falë shumicës së PiS, propozimi u miratua me ngut.

Tema e fushatës Polexit

Ligji i miratuar, për të cilin tani Senati do të votojë dhe pastaj do të ratifikohet nga presidenti Andrzej Duda, është i dhimbshëm edhe për një arsye tjetër për partitë kryesore të opozitës, Platforma Qytetare (PO) dhe Modernizmi (Noëoczesna). Sepse me votimin e djeshëm, ata ndoshta kanë humbur temën e tyre më të rëndësishme për zgjedhjet evropiane dhe parlamentare të vitit të ardhshëm: Polexitin. Një temë, që tashmë dominonte këtë vjeshtë në zgjedhjet lokale dhe që i solli PiS një shuplakë veçanërisht në qytetet liberale. Fakti që me Polexit-in si temë e fushatës zgjedhore, opozita donte të merrte pikë në vitin e rëndësishëm zgjedhor të vitit 2019-tës, u evidentua edhe nga Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Vetëm një ditë para kremtimit të 100 vjetorit të rivendosjes së pavarësisë polake, që u zhvillua më 11 nëntor, ish-kryeministri polak mbajti një fjalim mbreslënës në Lodz. Në të ai kritikoi jo vetëm Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, por edhe nacionalizmin në rritje në Evropë. I urryeri dhe i tremburi nga konservatorët kombëtarë, Tusk, i cili sipas ekspertëve, paralajmëroi kthimin e tij në politikën polake me këtë fjalim, gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e një daljeje të Polonisë nga BE.

PiS-it duhet të luftojë me një skandal korrupsioni

Ligji i miratuar është i rëndësishëm për PiS, por për arsye të politikës së brendshme. Për më shumë se një javë, konservatorët po luftojnë me një skandal korrupsioni, që përfshin Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (KNF). Ky skandal, në sajë të hulumtimeve të mëtejshme nga shtypi, është zhvilluar në një diskutim rreth nepotizmit brenda PiS.

Dhe çmimi që duhet të paguajnë ata për të nuk është shumë i lartë. Gazeta Wyborcza majtiste-liberale e interpreton vendimin për kthimin e gjyqtarëve të hershëm-jonizues si dëshmi se “fuqia e PiS-it po pakësohet”. Por ky është vetëm rezultati i një analize sipërfaqësore. Megjithëse ligji zyrtarisht i kthen sërish gjyqtarët, të cilët u dërguan në shtëpi në verë, qeveria nuk tërheq pika të mëtejshme në reformat e saj juridike. Si Këshilli Kombëtar Gjyqësor i sapo formuar, i cili vendos për emërimet gjyqësore, ashtu edhe bordi i ri disiplinor në Gjykatën Supreme, lejon që PiS të kontrollojë gjyqësorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISIONI I ARDHSHËM/ Rusia verifikon zbritjen e amerikanëve në Hënë
Previous article LETËRSIA PËR FËMIJË/ Nga "Unë jam për t'u shitur" te "Unë jam për t'u shituar"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT