• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E BUJSHME/ Donald Trump urdhëron mbylljen e ‘Zërit të Amerikës’
Home
Nderkombetare

E BUJSHME/ Donald Trump urdhëron mbylljen e ‘Zërit të Amerikës’

15 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se ka vendosur të mbyllë edhe “Zërin e Amerikës”.
Kjo bëhet me dije nga një prej gazetarëve të rëndësishëm të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaji cili deri në 2023 ka mbajtur dhe postin e drejtorit të sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës.

“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u mbyll sot në emër të reduktimit të burokracisë federale.

Për më shumë se tetë dekada, Zëri i Amerikës ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur me besnikëri politikat e SHBA-së, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh të besueshme për miliona në rajone të privuara nga informacioni.

Vendimi për të çmontuar një nga asetet më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënon një kapitull thellësisht të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”, shkruan Biberaj.

Zëri i Amerikës është një nga agjencitë më të besueshme të lajmeve në botë, që ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm dhe një zë i fortë në Shqipëri në periudhat e saj më të vështira.

Si u themelua Zëri i Amerikës

Ajo është organizata më e madhe mediatike ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, e pranishme në më shumë se 45 gjuhë për ata që nuk kanë qasje të plotë tek media e lirë. Financohej plotësisht nga taksapaguesit amerikanë në kuadër të Agjencisë Amerikane për Median Globale.

U krijua në vitin 1942 me përkushtimin për të mbuluar ngjarjet në mënyrë gjithëpërfshirëse e të pavarur dhe për t’u treguar njerëzve të vërtetën. Për herë të parë radio Zëri i Amerikës filloi të transmetojë më 1 shkurt të vitit 1942, rreth dy muaj pasi forcat japoneze bombarduan bazën Pearl Harbor dhe Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore.

Misioni dhe pavarësia e Zërit të Amerikës garantohen me ligje që mbrojnë gazetarët e këtij institucioni nga ndikimet, presioni apo përndjekja e zyrtarëve qeveritarë ose politikanëve.

Në 1976, Presidenti Gerald R. Ford nënshkroi Kartën e Zërit të Amerikës, ku thuhet:

-Zëri i Amerikës shërben si një burim vazhdimisht i besueshëm dhe autoritar lajmesh. Lajmet e Zërit të Amerikës janë të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse.

-Përfaqëson të gjithë Amerikën, jo një segment të caktuar të shoqërisë amerikane, dhe për rrjedhojë ofron një pasqyrë të balancuar dhe gjithëpërfshirëse të mendimit dhe institucioneve amerikane me peshë.

-Pasqyron politikat e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të qartë dhe efektive; ai pasqyrojë gjithashtu diskutime dhe opinione të përgjegjshme mbi këto politika.

Në vitin 1994, Kongresi amerikan miratoi Ligjin Për Transmetimet Ndërkombëtare Amerikane. Ky ligj kërkonte që puna e gazetarëve të Zërit të Amerikës të jetë autoritative, e saktë, objektive, gjithëpërfshirëse, e balancuar dhe një pasqyrim i larmisë kulturore dhe sociale të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2016, Kongresi riafirmoi në Ligjin Autorizues për Mbrojtjen Kombëtare se mbledhja e fakteve dhe raportimi i lajmeve duhet të vazhdojnë të jenë funksione të pavarura dhe objektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALLAHU EKBAR"/ Protestuesi i Berishës habit të pranishmit, e përzënë nga skena
Previous article MBYLLJA E TIKTOK/ Të rinjtë e PD-së nisen nga selia drejt Kryeministrisë, në protestë me këngën e fushatës së Lulzim Bashës

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT