• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E BLINDUAR NGA FORCA TË SHUMTA POLICIE/ Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për autorin e vrasjes së Shkëlzen Kastratit
Home
Aktualitet
Kronikë

E BLINDUAR NGA FORCA TË SHUMTA POLICIE/ Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për autorin e vrasjes së Shkëlzen Kastratit

14 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Blindohet përsëri gjykata në Fier pasi në ambientet e saj ështe trajtuar përsëri çështja për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në Sheq në Fier ndodhur me 1 shkurt 2021.

Me forca të shumta policie në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier është paraqitur për herë të dytë para një trupi gjykues autori i dyshuar Albert Zaja për vrasjen e Kastratit. Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuar Alber Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Albert Zaja, u arrestua pak ditë më parë në Fushë-Krujë, ndërkohë që kishte edhe pistoletë me vetë, e cila i është sekuestruar nga policia. Sipas policisë 37-vjeçari kur ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet.

Të dyshuar të tjerë si bashkëpunëtorë të tij në këtë vrasje janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia. 4 të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.

Si ndodhi ngjarja?

Shkëlzen Kastratiu ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANDIDATË TË PASTËR NË ZGJEDHJE? Rama: Gjithmonë kam qenë dakord me Yuri Kim. Ne do të marrim 74-78 mandate
Previous article AKSION I MADH NË KOSOVË/ Arrestohen 25 anëtarë të bandave kriminale, sekuestrohen armë, makina dhe euro

Delo.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT