• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E bija helmoi vjehrrën, flet babai: Kur u kthye në shtëpi pas ngjarjes…
Home
Sociale

E bija helmoi vjehrrën, flet babai: Kur u kthye në shtëpi pas ngjarjes…

15 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Haki Cmeta, babai i 21- vjeçares Marjana Cmeta, e cila u arrestua të martën si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës, shprehet se e bija nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore, që pas ngjarjes që ndodhi vitin e kaluar.

Ai tregon se që nga ai moment vajza pësoi një goditje dhe as tani nuk ishte mirë. Sa i përket motivit të dyshuar të ngjarjes, që, sipas Policisë, kanë qenë grindjet e problemet e vazhdueshme mes nuses e vjehrrës, i ati i 21-vjeçares thotë se nuk ka qenë në dijeni se ato mund të kenë pasur probleme.

“T’ju them të drejtën jam mërzitur shumë për vdekjen e vjehrrës së vajzës. Por unë nuk e di që ato kanë pasur probleme të tilla. Pasi u kthye në shtëpi, pas ngjarjes, vajza nuk ka qenë mirë. Mori një goditje që në atë kohë dhe nuk ishte mirë as tani”, shprehet Haki Çmeta.

Tashmë vajza 5-muajshe e së bijës, ndodhet në shtëpinë e tij dhe për të po kujdeset e shoqja. Ndërsa tregon se në momentin kur është arrestuar e bija, ai nuk ndodhej në shtëpi, pasi ishte në punë.

Vajza që vrau vjehrrën: I dhashë lëng portokalli me helm, përpëlitej…gjatë përleshjes e mbyta me duart e mia

Edhe pse nuk jetonte me vjehrrën e saj, kjo nuk e ka penguar Marjana Cmetën që problemet që kishin mes tyre ta shtynin të ndërmerrte aktin ekstrem, ta vriste duke i hedhur helm në lëngun e portokallit.

‘News24’ ka publikuar edhe deshmine e Marjanes, pjese e dosjes hetimore te prokurorise.

19114067_1828891107138094_8726184617919782835_n

“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre.

Nje dite vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kisthe shperndare qumeshtin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtohesim, i ofrova një pije brenda te ciles kisha hedhur fostoksine. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja ne jete femijen tim.

Ajo kerkonte te hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej.
Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”, keshtu ka deklaruar ajo e deshperuar para Hoxhes se zones, i cili gjithashtu eshte i arrestuar.

Marjana Cmeta, 21 vjeçare, tani nene e nje femije 5 muajsh, ndodhet e arrestuar pasi ngjarja u zbulua pas nje viti qe kishte ndodhur.

Ne pranga rane edhe shtetasit e meposhtem:

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bebe Rexha ju “çmend” me format bombastike (Foto)
Previous article Njeriu që pretendon se vjen nga viti 4000, flet për të ardhmen

Redaktor2

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT