“E bëra për dashurinë” , kështu ka thënë para trupit gjykues shqiptari Roland Bushi, i cili tre ditë më parë në Abruzzo qëlloi me thikë të dashurën e tij, duke e plagosur rëndë.
Sipas mediave italiane mësohet se 27- vjeçari pas një debati ka qëlluar me thikë 11 herë në trup të dashurën e tij moldave, 33 vjeçaren Aliona Oleinic. Ditën e djeshme i riu doli para trupit gjykues në Chieti ku pranoi ngjarjen dhe tha se i vinte keq që kishte kryer atë veprim.
Bushi, i cili punonte si murator, deklaroi se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e të dashurës për ta vrarë, por dëshironte të fliste me të, pasi kishin disa ditë që nuk komunikonin.
AlpeNews.al ka siguruar foton e shqiptarit:
/AlpeNews.al



