• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E BËN REALITET/ Të hënën, ja ku do ta prezantojë Edi Rama Platformën kundër “KÇK”!
Home
Ekskluzive

E BËN REALITET/ Të hënën, ja ku do ta prezantojë Edi Rama Platformën kundër “KÇK”!

21 November, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Më 15 nëntor në Parlament, kreu i ekzekutivit shqiptar paralajmëroi se do të bënte publike platformën kundër asaj që ai e cilëson organizata “KÇK”, ose “Kap Çtë Kapësh”. Është një nga nismat më të shumpërfolura në diskursin politik të javëve të fundit nga Edi Rama.

“Nuk është më çështje muajsh, por ditësh. Më 25 nëntor do i prezantoj publikut këtë platformë. Kjo platformë do të jetë sfida e këtij Kuvendit dhe do e ndajë këtë sallë në ata që janë gati dhe në ata që nuk janë gati”- deklaroi shefi i qeverisë. Gjatë ditës së sotme, strukturat drejtuese të Partisë Socialiste janë njoftuar për një takim politik me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit të Shqipërisë, në orën 10.30 tek godina e re e “Art Turbina” në Tiranë.

Takim ku besohet se do të shpaloset në mënyrë më të detajuar, kjo nismë e fundit e mazhorancës. Gjatë prononcimit për mediat më 16 Nëntor, pas votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të PS të shkurtit 2020, Rama tha: “Njerëzit duan të tjera gjëra ndaj dhe në 25 nëntor do të prezantohet ligji special kundër krimit të organizuar. Kundër atyre që kanë kryer vrasje, akte të rënda, përfshirje në trafiqe, për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pa mbyllura”.

“Për më tepër do t’ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet dhe ligji special që do të çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në Republikën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe atyre eksponentëve të krimit që deri më sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme”, tha Rama. Kryeministri tha se ajo që e shqetëson dhe i intereson është dhënia e një shtyse të re të procesit të qeverisjes për një përfundim me sukses të këtij mandati. Kjo fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë mbyllur.

Por jo, janë të hapura dhe tani është koha për të bërë llogaritë e çdo pasurie të vënë në mënyrë kriminale”, tha Rama. Duhet të presim deri të hënën në orën 10.30 për të mësuar më shumë rreth detajeve Platformës kundër “KÇK”, që pritet të sjelli një moment të ti, tepër të rëndësishëm kundër krimit të niveleve të larta në vend.

/Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREGU MERR PJESË NË MBLEDHJEN E PPE/ Shtrëngim duarsh me Merkel dhe Daul
Previous article LARGIMI I BALE NGA REAL MADRID ÇËSHTJE KOHE/ Ja tre opsione për të ardhmen uellsianit

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë Aktualitet

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT