• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E BËMË PËR QEJF”/ Flasin shokët që përdhunuan 15-vjeçarin shqiptar në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

“E BËMË PËR QEJF”/ Flasin shokët që përdhunuan 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

24 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rasti i rëndë 15-vjeçarit, që u përdhunua nga shokët e tij të klasës në një lagje të Athinës ka marrë një vëmendje të madhe në Greqi dhe mediat po mundohen të zbulojnë gjithë dinamikën e aktit të rëndë, që ka ndodhur për një muaj rresht, nga fillimi i nëntorit deri në fillim të këtij muaji.

Raportohet se një prej gjashtë të arrestuarve është shqiptar, ndërkohë që pesë të tjerët janë grekë. Një tjetër detaj tronditës është se djali i dhunuar është gjithashtu me origjinë shqiptare. Autorët e moshës 15-16 vjeç ishin shokë në shkollë, por kalonin kohë bashkë edhe në lagje.

Mësohet se gjashtë autorët kanë dhunuar me sende të ndryshme shokun e klasës në një shtëpi të braktisur në lagjen ku të gjithë ata jetonin. Nga informacionet e para raportohet se akti i rëndë është kryer katër herë brenda rreth një muaji.

Ndërkohë, skandaloze është përgjigja e të rinjve ndaj pyetjeve të policisë në momentin e arrestimit. “E kemi bërë për qejf. S’ishte ndonjë gjë e madhe. E pamë në filma dhe dukej bukur”, mësohet të jenë shprehur ata, duke ngritur akoma më shumë alarmin.

Gjithashtu, 15-vjeçari, që mbeti viktimë e abuzimit seksual nga shokët ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë. “Më goditën me pranga në fytyrë dhe trup, më pas më rrahën dhe disa prej tyre më prekën me gishta.

Në atë moment ma mbuluan fytyrën me jastëk që të mos bërtisja dhe të mos dëgjohesha, ndërsa u thashë të ndalonin. Pastaj morën një fshesë, më rrëzuan pantallonat dhe…. Pasi mbaruan, qëndrova pak me ta derisa u qetësova dhe më pas u largova. Në ditët në vijim në shkollë, P. D. më thirri …”, tha 15-vjeçari.

Ka qenë vetë 15-vjeçari që ka marrë kurajën t’i tregojë prindërve abuzimin që i kanë bërë shokët e tij dhe faktin se ata posedojnë video dhe ia dërgojnë nxënësve të tjerë të njohur. Më pas prindërit kanë bërë menjëherë denoncimin dhe policia ka marrë masat e nevojshme. Policia i ka sekuestruar autorëve celularët, hashash, peshore dhe sende të tjera, që lidhen me rastin e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË GREKE – Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës arrestoi gjashtë (6) të mitur në orët e para të ditës së djeshme, të mërkurën, 21 dhjetor 2022, për përdhunim të një të mituri.

Në kurriz të tyre, si dhe në kurriz të dy të miturve të tjerë, të dhënat e të cilëve janë identifikuar, është bërë dosje, sipas rastit, për një bandë që ka dhunuar, si bashkëpunëtor dhe aksesor, pornografi të të miturve si dhe për shkeljen e ligjeve për drogën dhe armët.

Ata akuzohen se i kanë kryer këto vepra të paktën nga fillimi i nëntorit 2022 deri në fillim të dhjetorit 2022, në kurriz të një të mituri.

Në kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar celularë, peshore precize, një pako najloni me 5.12 gramë kanabis, një rende metalike me mbetje kanabisi dhe sende të tjera që lidhen me rastin. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të bandës vazhdojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDAHU ELHAIDA DANI? Kush ishte e fejuara e balerinit dhe përpjekjet e çiftit për ta fshehur historinë në “DWTS”
Previous article E RËNDË/ Makina përplas 8-vjeçaren në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT