• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E ARRESTUAN GABIMISHT NË ITALI/ Shqiptari fiton 150 mijë EURO nga gjyqi. Gjithçka nisi…
Home
Aktualitet
Kronikë

E ARRESTUAN GABIMISHT NË ITALI/ Shqiptari fiton 150 mijë EURO nga gjyqi. Gjithçka nisi…

11 July, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Nga janari 2014 deri në shtator 2015, plot 21 muaj në burg për një shtetas shqiptar në Itali, i cili fitoi lirinë si dhe një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh nga shteti italian për burgosjen e padrejtë.

Protagonisti i historisë quhet Arjan Llanaj, qytetar shqiptar, 46 vjeç.

Fitoi lirinë pas vendimit të gjykatës së Frosinones, ndërkohë që prokurori kishte kërkuar për të tetë vjet burg e 120 mijë euro gjobë. Ai nisi një tjetër betejë, në Gjykatën e Apelit në Romë, për t’iu njohur dëmet e pësuara nga një periudhë e gjatë pas hekurave, kaluar padrejtësisht.

Tani është kthyer në Shqipëri ku ka rinisur punën si shofer.

Aventura fatkeqe e Llanajt nisi kur u ndalua teksa ishte në drejtimin e një kamioni që transportonte një bllok mermeri me lartësi 2.85 metri e gjerësi 2.10.

Brenda masës së gurtë, por vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve që përdorën një vinç, u zbuluan 670 kile marijuanë.

Llanja gjithmonë këmbnguli se ishte pajtuar si shofer pa e ditur se cili ishte pajtuesi. Shpjegoi se kishte ndjekur udhëzimet, sipas të cilave ngarkesa, formalisht e destinuar për në Genova, u “devijua” për në Romë. Aty, me një teletonatë i kishin thënë ta shkarkonte në Ferentino. Në Ciociaria ngarkesa u interceptua nga policia. Vijuan pesë arrestime dhe dënimi për të gjithë. Llanaj u deklarua gjithmonë i pavetëdijshëm për mallin e transportuar.

Gjatë procesit, mbrojtja u mbështet te vetëm tri telefonatat që ishin bërë me shoferin që kishte qenë vetëm zgjedhja e tretë e bandës, pasi dy të parët që ishin zgjedhur kishin hequr dorë. Për më tepër, pikërisht për të treguar distancën midis organizatorëve të trafikut dhe shoferit ishin një seri epitetesh vulgare, të interceptuar nga përgjimet, me të cilët të arrestuarit i referoheshin shoferit. Duke folur për të, e tregonin si “ai i herës tjetër”dhe jo si “miku ynë”. Tjetër tregues, sipas mbrojtjes, të mosdijenisë së Llanajt për aktivitetin kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pritjes i erdhi fundi! Cardi B sjell në jetë vajzën e saj dhe nuk do e besoni se si ia ka vendosur emrin (FOTO)
Previous article Klaudia Pepa poston FOTON në Instagram, shihni reagimin e Alba Hoxhës! Ajo i bën...

g.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT