• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
E ardhmja e Pulisic mes Bayernit dhe Chelsea-it
Home
Futboll

E ardhmja e Pulisic mes Bayernit dhe Chelsea-it

20 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Është “luftë” mes Chelsea dhe Bayern Munich për talentin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic. “Blutë e Londrës”, e kanë kthyer lojtarin amerikan një ndër objektivat kryesorë në merkaton e verës, duke e konsideruar zëvendësues të Eden Hazard ose Willian, në rast së një prej të dyve vendos të largohet. Pulisic shikohet një lojtar mjaft premtues për të ardhmen, duke parë edhe formën e mirë që ka shfaqur si sulmues sezonet e fundit me fanellën e verdhezinjve. Liverpool dështoi ta merrte në skuadër 19-vjeçarin në vitin 2016 dhe mbetet një admirues i tij. Megjithatë në “pole position” për shërbimet e Pulisic është klubi bavarez që përgatitet të humbasë Franck Ribery dhe Arjen Robben. Gjithsesi vështirë se Dortmund do të dëshirojë t’ia shesë yllin e tyre rivalëve të Bayern, edhe pse në të shkuarën e ka pasur të pamundur t’i rezistojë ofertave për Robert Lewandowski, Mario Gotze apo Mats Hummels. Klubi nga Westphalia e vlerëson rreth 88 mln Paund kartonin e amerikanit dhe dëshiron ta shesë atë jashtë Gjermanisë, me Chelsea që është gati të përdorë asin nën mëngë për ta marrë në “Stamford Bridge”. Bëhet fjalë për Michy Batshuayi, i cili pikërisht është i huazuar nga klubi londinez te verdhezinjtë, me këta të fundit që kërkojnë ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. Këtë gjë mendojnë ta shfrytëzojnë më së miri drejtuesit e klubit anglez, që duan të përfshijnë në negociata shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar. Diçka është e sigurtë, në verë pritet të jetë një duel i fortë mes Chelsea dhe Bayern për Pulisic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo nuk pritej: Xhensila filmon Besin në momente intime (VIDEO)
Previous article Ironia e Romir Zallës ishte më therëse se therja vetë! Ja ç'thotë ai

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPANJA E REKORDEVE/ 34 ndeshje e pamposhtur Futboll

SPANJA E REKORDEVE/ 34 ndeshje e pamposhtur

DËSHTIMI NË BOTËROR DHE ELEMINIMI/ Bielsa zemërthyer: Largohem pa asgjë, gjithçka është barazuar me zero Futboll

DËSHTIMI NË BOTËROR DHE ELEMINIMI/ Bielsa zemërthyer: Largohem pa asgjë, gjithçka është barazuar me zero

HISTORI SI NË PËRRALLA/ Kepi i Gjelbër shoqëron Spanjën në 1/32, eliminohet Uruguai Futboll

HISTORI SI NË PËRRALLA/ Kepi i Gjelbër shoqëron Spanjën në 1/32, eliminohet Uruguai

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT