• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“e-ALBANIA”/ Karçanaj: Vërtetimet e kontributeve, mbi 20 vite kohë të kursyera për të punësuarit dhe vetëpunësuarit
Home
Ekonomi

“e-ALBANIA”/ Karçanaj: Vërtetimet e kontributeve, mbi 20 vite kohë të kursyera për të punësuarit dhe vetëpunësuarit

10 April, 2021 F.autor Ekonomi

“Falë e-Albania, mbi 182,033 aplikime online për të verifikuar pagesat e sigurimeve shoqërore në kohë reale dhe me vulë elektronike”

Disa nga shërbimet më të përdorura në e-Albania mbeten ato të Sigurimeve Shoqërore, që u mundësojnë qytetarëve të verifikojnë në kohë reale kontributet e paguara, për llogari të ligjit të Sigurimeve.

“Në e-Albania, si të punësuarit edhe ata që paguajnë kontribute vullnetare apo të vetëpunësuarit në bujqësi kanë akses të menjëhershëm për të kontrolluar kontributet e paguara nga vetë ata ose nga punëdhënësi i tyre. Falë mundësisë që e-Albania u ofron qytetarëve për të verifikuar në kohë reale kontributet e deklaruara dhe të paguara, sot në platformë regjistrohen mbi 182,033 aplikime online vetëm për të marrë vërtetimet e sigurimeve shoqërore”, shkruan drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Sipas saj, shërbime të tilla jo vetëm lehtësojnë qytetarët për të mos shkuar në zyrat e shtetit, por krijojnë mundësi të reja për të verifikuar kontributet e derdhura nga punëdhënësit e tyre, thjesht dhe shpejt, përmes llogarive personale në e-Albania.

“3 vërtetime online, që qytetarët të mund të kontrollojnë në e-Albania, kontributet e paguara të Sigurimeve Shoqërore, duke u eliminuar një ‘barrë’ të madhe, sikurse është kursimi i mbi 20 viteve kohë në radha apo ecejake në zyrat e ISSH-së”, vijon Karçanaj.

Duke e cilësuar edhe si një nga shërbimet e suksesshme, pasi u erdhi në ndihmë qytetarëve sidomos gjatë periudhës së karantinës, Drejtoresha e AKSHI-t thekson se meritat i takojnë qeverisë, për punën e pandalur në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike.

“Rreth 95 mijë aplikime online regjistrohen vetëm në 2020-n, vitin më të vështirë ndonjëherë, kur megjithatë qytetarët u shërbyen shumë normalisht nga e-Albania, e cila mundësoi ofrimin e shërbimeve publike në çdo orë të ditës, 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, duke i ofruar qytetarëve, mundësi për të aplikuar online nga zyra, shtëpia, smartfoni apo kompjuteri”, përfundon Drejtoresha Karçanaj.

Vërtetimi për pagimin e kontributeve për individin dhe të sigurimeve shoqërore; Vërtetimi i pagesës së kontributeve vullnetare dhe vërtetimi i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi gjenerohet në e-Albania në moment, me vulë elektronike, për çdo të punësuar apo të vetëpunësuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QYTETI I ËNDRRAVE..."/ Veliaj me ministren Balluku në Kombinat: Në lagjen e projektuar nga Marco Casamonti edhe një xhami...
Previous article ALFRED PEZA/ Pse po i shmanget Lulzim Basha “Trekëndëshit të Djallit”

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT