• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DYSHONTE TEK UNË…”/ Monika Kryemadhi: Nuk do e fal kurrë Ilir Metën
Home
Politikë

“DYSHONTE TEK UNË…”/ Monika Kryemadhi: Nuk do e fal kurrë Ilir Metën

19 March, 2026 s.autor Politikë

Politikania Monika Kryemadhi ka bërë një rrëfim ndryshe mbrëmjen e kësaj të enjte, teksa është shprehur se besimi i Ilir Metës tek ajo është thyer për shkak “të një rrogëtari” që ka hyrë shumë vonë në jetën e ish-Presidentit.

“Raporti im me të tani është vetëm për fëmijët. Unë nuk do të falë kurrë mungesën e besimit që ai kishte për mua. Nuk do pranoja kurrë që besimin e Ilir Metës tek unë do e thyente dikush që vjen sot në jetën e tij, një rrogëtar.

Kurse unë në jetën time, kurrë nuk kam vendosur në dyshim një vendim të Ilir Metës”,është shprehur ajo, kur moderatorja dhe ish-kolegia deputete Grida Duma e pyeti për marrëdhënien aktuale që ata kanë tashmë si ish-a.

Monika Kryemadhi ka treguar edhe për drejtimin e LSI, kur Ilir Meta u zgjodh President i Republikës, duke u shprehur se deputetët dhe ish-ministrat e grupit parlamentar, ishin besnikë të Ilir Metës dhe bashkëpunëtorë të hershëm të tij.

“Mora një parti që ishte me deputetët e burrit dhe përveç asaj, ishte me ish-ministrat e burrit dhe të Edi Ramës në Grupin Parlamentar. Ata kishin më shumë ndjesi shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, përveç 2-3 të rinjve.

Kur Ilir Meta shkoi President, ajo parti (LSI) u la në mes të dy partive të mëdha, PS dhe PD. Unë atëkohë quhesha terroriste politike, për shkak të qëndrimeve të forta, duke pasur parasysh se 20 deputetët që kishte LSI krijonin balanca.

Ilir Meta ka qenë 0 i përfshirë kur unë drejtoja partinë, vetëm për djegien e mandateve që është e kot ta bisedojmë, ai ka qenë kundër. Do e digjja vetëm unë mandatin dhe të tjerët do prisnin sa të vinte Ilir Meta. Pastaj aksioni opozitar u la në mes të rrugës”, vijoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIJËRA BESIMTARË MYSLIMANË FALIN FITËR BAJRAMIN/ Kreu i KMSH: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë
Previous article NË MOSHËN 84-VJEÇARE/ Ndërron jetë themeluesi historik i Lega-s, Umberto Bossi

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT