• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SI ORGANIZATOR I NGJARJES NË TUSHEMISHT/ Kush është Ilir Berberi, u kap nga RENEA mes maleve
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHOHET SI ORGANIZATOR I NGJARJES NË TUSHEMISHT/ Kush është Ilir Berberi, u kap nga RENEA mes maleve

12 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar sot tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur pranë një hoteli në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri armësh, disa ditë më parë.

Tre personat janë arrestuar në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec.

Mes të arrestuarve është edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Sipas policisë dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit në Tushemisht.

Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht janë arrestuar Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia Ndërsa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADOLESHENTËT DHE TË RINJTË JANË MË SHUMË.../ Cigaret elektronike rrisin rrezikun e Coronës në mënyrë të konsiderueshme
Previous article E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën biznesmenit shqiptar, drejtori i birrës ‘Peja’ nuk i mbijeton infeksionit

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT