Një infermiere 28 vjeçare, e cila u arrestua me dyshimin për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë gjashtë të tjerë, është liruar me kusht.
Lucy Letby është liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme në lidhje me 17 vdekje të foshnjave në Kontenë e Spitalit të Chester gjatë viteve 2015 dhe 2016.
Detektivët janë parë duke kontrolluar në shtëpinë shtëpinë e saj me vlerë 180,000 paund në Chester, me një tendë blu të ngritur jashtë dhe më pas u drejtuan për në shtëpinë e prindërve të saj në Hereford.
Një zëdhënës i policisë tha sot: Policia e Cheshire mund të konfirmojë që gruaja e arrestuar të martën tani është liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme.
“Ne e pranojmë se ky hetim ka një ndikim të madh në të gjitha familjet, stafin dhe pacientët në spital si dhe opinionin publik.
“Prindërit e të gjitha foshnjave vazhdojnë të mbahen të informuar dhe po mbështeten gjatë gjithë procesit nga psikologë dhe oficerë të trajnuar.
“Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për të gjitha familjet dhe është e rëndësishme të mbani mend se, më e rëndësishmja në këtë është se ka një numër familjesh të dëshpëruara që kërkojnë përgjigje për atë që u ndodhi fëmijëve të tyre”.




