Familja e Festim Latos, të vetë-shpallurit President i Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit. Lato dyshohet se u vra në Holandë dhe kanë qenë pikërisht familjarët e tij që kanë dhënë këtë lajm. Sipas tyre, janë lajmëruar nga policia, e ndërsa janë nisur në Holandë për të bërë verifikimin.
Vdekja e e Latos është rrethuar me mister. Familjarët shprehen se janë kontaktuar nga policia e Holandës, ku janë informuar mbi vdekjen e tij, por në një pyetur nga Shqiptarja.com, Ambasada Shqiptare në Holandë nuk konfirmojnë, po as e mohojnë një lajm të tillë.
Jemi të paqartë për atë që ka ndodhur. Informacioni nga autoritete holandeze është katotik. Po presim verifikime të mëtejshme”, shprehet Ambasada Shqiptare në Holandë.