• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE NGACMOI SEKSUALISHT TË MITURËN/ Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për 60-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHOHET SE NGACMOI SEKSUALISHT TË MITURËN/ Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për 60-vjeçarin

2 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sot (2 prill) caktimin e masës “Arrest në burg” për 60-vjeçarin i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ngjarja u bë e ditur nga policia më 31 mars.

Sipas njoftimit të Prokurorisë kallëzimi në Polici u bë nga nëna e vajzës. Ndërsa personi i dyshuar akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi i Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestua shtetasi Sh.L., nën akuzë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 415 datë 01.04.2025, u regjistrua mbi bazën e kallëzimit të shtetases V.M, e cila ka kallëzuar se shtetasi Sh.L ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Në kuadër të këtij kallëzimi, Prokuroria në bashkëpunim me policinë, kryen një hetim të plotë të rastit duke arritur të krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Sh.L ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal.

Bazuar në rrethanat e mësipërme, policia gjyqësore ka kryer arrestimin e shtetasit Sh.L, dyshuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. Për këtë fakt, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar vleftësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”. 

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KONFIRMON SHTËPIA E BARDHË: Tarifat tregtare në fuqi menjëherë pasi njoftohen nga Trump
Previous article ILIARIA SULA U VRA NGA I DASHURI FILIPINAS? Si e ‘tradhtoi’ telefoni të riun: Pas ‘zhduki’ trupin mashtroi familjarët duke…

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT