• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

18 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

10 oficerëve, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues në Policinë e Shtetit, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit.

Kjo e dhënë bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë.

Ky është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por gjatë aplikimit pranë Institucionit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, autoritetet verifikuese, që janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia Policore, kanë konstatuar se ata nuk i plotësojnë kushtet për t’u njohur me informacionet e klasifikuara.

Në total rezulton të kenë aplikuar 1487 oficerë policie, nga të cilët 33, përfshi edhe të rolit bazë dhe një i Ministrisë së Brendshme, kanë marrë notë negative.

Ky vendim i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që duhet të reflektojnë vende të tilla pune ku ata nuk duhet të aksesojnë informacione të klasifikuara.

E ndërsa për të pastruar policinë, në vitin 2018 nisi njëherazi rivlerësimi kalimtar, ku me ndryshimet ligjore në fokus janë drejtuesit, ndaj dhe është etiketuar shpesh si kontrolli i të 300-ve. Lëvizjet e shpeshta në departamente, drejtori qarqesh dhe komisariate kanë sjellë ngadalësim të procesit të vettingut.

Për shkak të ndryshimeve të fundit, vettingu u ndërpre për drejtuesit që u larguan dhe po vazhdon për ata që janë emëruar.

Zyrtarisht, AMP pranoi për TCH se, për 6 muaj, nga 26 kontrolle të trefishta, 15 prej tyre janë konfirmuar dhe për 11 shefa të tjerë është ndërprerë, pasi gjatë verifikimit të vettingut nuk ishin më drejtues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës
Previous article NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

s.autor

Postime të ngjashme

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve Aktualitet

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT