• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHOHET SE ISHIN SPIUNË TË IRANIT/ Arrestohen 40 persona në Azerbajxhan: Ishin kamufluar si predikues fetarë, propagandonin…
Home
Nderkombetare

DYSHOHET SE ISHIN SPIUNË TË IRANIT/ Arrestohen 40 persona në Azerbajxhan: Ishin kamufluar si predikues fetarë, propagandonin…

1 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit ka arrestuar afër 40 persona, nën dyshimet se janë pjesë e një rrjeti të spiunazhit iranian dhe kanë përdorur fenë për të shtyrë përpara propagandën pro-Iranit.

Mediat lokale raportuan më 1 shkurt se të dyshuarit u arrestuan në Baku dhe në rajone të tjera të shtetit në një operacion të kryer nga Ministria e Punëve të Brendshme. Disa raportime të një dite më parë, thoshin se shtatë persona ishin arrestuar.

Institucionet e zbatimit të ligjit as nuk kanë mohuar e as konfirmuar këto raportime.

Ligjvënësi Elman Mammadov, anëtar i Komitetit për Mbrojtje, Siguri dhe Anti-Korrupsion, e akuzoi Iranin se për vite të tëra ka qenë “mjaft aktiv” në mbrojtjen e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

“Nuk mund të them nëse ky është rrjet apo jo, por ka njerëz të tillë. Edhe në disa media dhe rrjete sociale ka njerëz të tillë që kohë pas kohe flasin në favor të Iranit dhe kundër nesh”, tha ai.

Teherani nuk ka reaguar për këto raportime.

Azer Gasimly, drejtor i Institutit për Menaxhim Politik në Baku, tha se përderisa spiunët iranianë ka shumë të ngjarë që të veprojnë në shtet, Rusia ka një rrjet të fshehtë më të madh në Azerbajxhan.

Megjithatë, ai tha se autoritetet azerbajxhanase kanë qenë të kujdesshme pasi “Irani si shtet ka përdorur terrorizimin në shtete të ndryshme dhe karakterizohet me veprime shumë agresive”.

Raportet midis Iranit dhe Azerbajxhanit dukeshin relativisht të qeta deri para pak ditësh.

Bakuja urdhëroi evakuimin e stafit dhe anëtarëve të familjes së tyre nga ambasada në Teheran më 29 janar, dy ditë pasi një sulmues qëlloi për vdekje një roje sigurie dhe plagosi dy persona të tjerë në ambasadë. Azerbajxhani tha se ky ishte një “akt terrorizmi”.

Policia arrestoi një të dyshuar dhe autoritetet iraniane dënuan këtë sulm. Ata thanë se i dyshuari duket se kishte motive personale, dhe jo politike, që e nxitën të kryenin këtë sulm./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMI PËR DOKUMENTET E KLASIFIKUARA/ FBI kontroll të befasishëm në shtëpinë e presidentit Joe Biden
Previous article LIGJI PËR BASTET SPORTIVE/ Reagon Tabaku: Qeveria punon për oligarkët dhe korrupsionin...

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT