• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE E ÇOI NË PRITË DHE ISHTE E PRANISHME NË KRIM/ Caktohet sot masa për vajzën që u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHOHET SE E ÇOI NË PRITË DHE ISHTE E PRANISHME NË KRIM/ Caktohet sot masa për vajzën që u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq

17 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbahet sot gjyqi i Martina Pajollarit, e cila akuzohet se ka qenë e implikuar në vrasjen e të riut Martin Çeços me të cilin thuhet se ka pasur një lidhje. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ndaj saj do të caktohet masa e sigurisë, ndërsa trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Shehu.

Pajollari u arrestua dje nga policia e Korçës, 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit. Por me sa duket kjo nuk ka qenë e vetmja lidhje e 18-vjeçares, e pikërisht raporti me një prej autorëve dhe viktimën, ka qenë dhe shkaku i krimit të rëndë që tronditi Maliqin.

Pajollari, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore në këtë ngjarje. Nga deklaratat e saj në polici ajo në një moment ka pranuar që ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi. Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo janë të dyshuarit kryesor.

Nga hetimet prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kjo shtetase e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin mostruoz. Dëshmia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi shtetasja Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Te dera e burgut ku prisnim të takonim babin askush s’na përgjigjej, befas dëgjova dy policë; arkivoli…
Previous article PAMJET/ Tym i zi në ajër e godina të shkatërruara, Kievi sot u zgjua nga bombardimet e Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT