• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI FORCA E LIGJIT/ Dyshohet për pasuri të paligjshme. Lulzim Berisha dorëzon formularin
Home
Breaking News

OPERACIONI FORCA E LIGJIT/ Dyshohet për pasuri të paligjshme. Lulzim Berisha dorëzon formularin

5 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pasi mori me shkrim kërkesën për të deklaruar së bashku me burimet pasurinë e tij, Lulzim Berisha i ka dorëzuar Operacionit Forca e Ligjit formularin e vetëdeklarimit. Ai kishte 48 orë afat për ta dorëzuar formularin, por e ka bërë këtë brenda 24 orëve.

Tashmë, bashkë me formularin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme mbi të cilat OFL ka ngritur dyshime për pasuri të pajustifikuar të Lulzim Berishës, Operaciaoni Forca e Ligjit do t’ia dorëzojë SPAK-ut, ku brenda 15 ditëve duhet të shqyrtojë kërkesën dhe t’ia dërgojë gjykatës, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendim nëse duhet dhënë ose masë sekuestroje për pasuritë e Lulzim Berishës, ,ish-kreu i bandës së Durrësit. Sipas aktit normativ Anti-KÇK, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin ose jo përfundimtar të tyre.

Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht

Sipas aktit normativ, në vetëdeklarim, Lulzim Berisha duhet të ketë shprehur: burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive; shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi;  sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin e të ardhurave në rast shitblerjeje); përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj nënjë mënyrë tjetër; të ardhurat e ligjshme vjetore; çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKON INTER DHE PSG ME DEKLARATËN BEFASUESE/ Abidal: Duam të marrim Lautaro dhe Neymar!
Previous article ANKARAJA NGROH MUSKUJT DHE NGRE TONET/ Erdogan: Asad të tërhiqet ose ndërhyjmë ushtarakisht

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT