• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dyshimet për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, avokatja sqaron kush ia dhuroi apartamentin 100 m/2
Home
Aktualitet
Drejtësi

Dyshimet për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, avokatja sqaron kush ia dhuroi apartamentin 100 m/2

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një ditë pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj ka reaguar përmes avokates së saj, Shehi, e cila në një deklaratë për mediat thotë se është publikuar një informacion jo i saktë sa i takon raportit të KPK-së për pasurinë e klientes së saj.

“Është me vend të qartësohet se bazuar në të dhënat, dokumentet dhe shpjegimet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasuria e vetme që ka blerë me të ardhurat e saj anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, pas 24 vjetësh punë është vetëm gjysma e një apartamenti prej 59 m2 të ndodhur në Ishëm të Durrës dhe gjysma e truallit përkatës prej 220 m2 nën dhe rreth këtij apartamenti”, thuhet në reagimin e avokates.

Në lidhje me apartamentin që KPK thotë se nuk justifikohet, avokatja thotë se kjo pronë është e shlyer plotësisht nga bashkëjetuesi i gjyqtares Xhoxhaj, i cili gjithashtu është subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive.

“Pasuria apartament prej 100 m2, që ndodhet në një zonë jo preferenciale të Tiranës është shlyer plotësisht nga Bashkëjetuesi, i cili si subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e të ardhurave me deklarimet e bëra nisur nga viti 2003”, thuhet në reagim.

Përmes avokates, gjyqtarja Xhoxhaj thotë se në momentin që është regjistruar kjo pronë, në vitin 2011, ajo ka përfituar bashkëpronësinë e dhuruar nga bashkëjetuesi me të cilin ka dy fëmijë.

Në reagim flitet edhe për llogaritë bankare, që KPK tha një ditë më parë se nuk justifikoheshin.

“Të ardhurat e Altina Xhoxhaj, gjatë viteve 2003-2016 kanë qenë në shumën 23,489,113 Leke dhe të ardhurat e Bashkëjetuesit e saj, vetëm për vitet 2003-2016, janë në shumën 25,426,907 Lekë; këto të ardhura, bashkë me të ardhurat e gjeneruara nga të dy bashkëjetuesit para vitit 2003 kanë mbuluar investimet e mësipërme dhe kursimet në formën e depozitës së deklaruar nga Zj. Xhoxhaj ne shumen ~ 30.000 USD”, thotë avokatja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet Kim Kardashian: “Nuk doja ta quaja vajzën Chicago!”
Previous article Pas një HESHTJEJE të gjatë/ Seldi dhe Mimoza marrin VENDIMIN që të gjithë prisnin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT