• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHIMET PËR FINANCIMIN E PARTIVE/ Balla: Që në shtator nisim punën për ligjin e ri. Nga 120 parti në zgjedhje marrin pjesë vetëm 30
Home
Politikë

DYSHIMET PËR FINANCIMIN E PARTIVE/ Balla: Që në shtator nisim punën për ligjin e ri. Nga 120 parti në zgjedhje marrin pjesë vetëm 30

26 December, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se objektivi më i rëndësishëm i Parlamentit që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë bërja e dy ligjeve të reja një për financimin e partive dhe një tjetër për partitë politike.

Balla ka deklaruar se është domosdoshmëri transparenca, duke kujtuar edhe një herë rastin e vitit 2017 me të gjitha dyshimet që lindën për një financim 650 mijë dollarësh në PD, që vinin nga kompani me pronarë rusë.

“Ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë hapjes së listave dhe mundësisë që shqiptarët të mos votojnë vetëm për partitë por edhe mes kandidatëve të preferuarin e tyre, deputetin e tyre. Është një zhvillim historik. Venecia ka qenë shumë e qartë në certifikimin e këtyre ndryshimeve. Gjithmonë pas përfundimit të proceseve zgjedhore Kuvendin fillon diskutimet për reformat zgjedhore dhe unë në legjislaturën tjetër, atë të 2021 në shtator, do ta vija theksin te legjislacioni që lidhet me financimin e partive politike dhe me ligjin e partive politike. Duhet ta rrisim transparencën e partive politike. Kujtoj se Shqipëria ka qenë një rast i diskutuar ndërkombëtar sa i përket penetrimit të financimeve të huaja të paligjshme, të dyshimta, sikurse ishte rasti i financimit të PD-së në vitin 2017 për rreth 650 mijë dollarë të firmosura nga Lulzim Basha por që pas investigimit të gazetarëve amerikane rezultoi që ata pagesa vinin nga disa kompani guackë në pronësi të disa shtetasve rusë. Pra në shtator do të duhet që të fokusohemi edhe në ligjin për financimin e partive politike, edhe në ligjit për sa i përket partive politike. Duhet që të kemi disa rregulla të qarta sepse jemi një vend me rreth 120 parti politike por që në zgjedhje paraqiten 20-30”, u shpreh Balla.

Balla vlerësoi punën e bërë këtë vit nga Kuvendi i Shqipërisë, duke e bënë theksin në finalizimin e marrëveshjes së ‘5 qershorit’ dhe emërimin e tre vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë përmbyll sesionin e parafundit parlamentar, teksa sesioni tjetër do të jetë më i shkurtër, për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit. Unë jam shumë krenar si kryetar i shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, për përmbylljen e një sërë vendimesh me rëndësi gjatë këtij sesioni. Padyshim dua të vlerësoj faktin se Kuvendi i Shqipërisë ishte institucioni i parë ndër tre institucionet që ka përmbyllur të tria vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Një proces tejet transparent dhe i vlerësuar nga partnerët. Kuvendi ka funksionuar në mënyrë transparente dhe normale përgjatë gjithë procesit të ligjvënies. Ne i qëndruam marrëveshjes së 5 qershorit. Kuvendi përmbylli të gjitha ligjet që u propozuan nga ana e opozitës jashtë parlamentare, amendamente që shpresoj që adresojnë të gjitha sensibilitetet dhe alibitë e tyre të përhershme. Jam i bindur që PD serish do të ketë arsye për tu ankuar”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS VAKSINIMI NË BE/ Fuga: Lajm i shkëlqyer, por Ballkani Perëndimor u la sërish vetëm
Previous article NISMË E RE PËR MËSIMIN ONLINE/ Veliaj: Flasim me shembuj konkretë, na ndihmon kushdo që përfshihet

Delo.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT