Forca të shumta policie janë mbledhur pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë.
Një pako e dyshimtë është vendosur në ambientet e rrethuara nga policia.
Kalimtarët ose banorët e zonës kanë raportuar për një pako të dyshimtë. Ka qenë një celular i mbështjellë, por akoma nuk ka një të dhënë se çfarë përmban kjo pako, e cila është gjetur në shesh pranë një peme.
Sipas policisë sasia e dyshuar e eksplozivit është pranë një peme dhe afër vendbanimeve në zonën në afërsi të portit. Dyshohet se është një lëndë plasëse e lidhur me telefon.



