• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIME PËR KORRUPSION/ Gruaja e biznesmenit çoi në arrestimin e 3 zyrtarëve të Policisë Rrugore
Home
Breaking News

DYSHIME PËR KORRUPSION/ Gruaja e biznesmenit çoi në arrestimin e 3 zyrtarëve të Policisë Rrugore

20 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksident pa viktima i bashkëshortes së një biznesmeni u bë shkak për arrestimin e tre zyrtarëve në detyrë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion. Burimet thanë se para disa ditësh Edison Tabaku, Oficer i Policisë Gjyqësore shkoi për të këqyrur vendin dhe rrethanat e një aksidenti në kryeqytet.

Gruaja e përfshirë në ngjarje i kishte kërkuar që çështja të mbyllej aty për aty edhe kundrejt ndonjë shume parash, në mënyrë që të mos referohej në prokurori. Të njëjtat burime thonë se Tabaku e ka adresuar zonjën tek dy eprorët e tij, shefin e komisariatit rrugor, Roven Zekën dhe atë të aksidenteve Sokol Novakun, me të cilët ka pasur biseda telefonike. Në to është përfshirë edhe bashkëshorti i saj biznesmen, të cilin SPAK e kishte ndërkohë nën përgjim për një tjetër dosje hetimore.

Si rrjedhojë në këto përgjime SPAK zbuloi se ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin për ofrimin e një shume parash në mënyrë që çështja të mbyllej në favor të gruas së tij.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim zyrtar për rastin, duke mbetur enigmë edhe emrat edhe shuma e ryshfetit që ata kanë ofruar.

Prej kohësh Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vënë nën përgjim një numër të lartë personash për llogari të hetimeve të ndryshme në duart e prokurorëve. Nuk kanë munguar rastet si ky i fundit që nga bisedat të përgjuarit kanë rënë në pranga për çështje të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËVRASJA E TË MITURIT NË GJIROKASTËR/ Rasti i dytë brenda dy muajsh në të njëjtën shkollë! Zbulohen detaje të reja
Previous article VRITEN DY PERSONA NË GJERMANI/ Zhvillohet operacion i madh policor për kapjen e autorëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT