• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIM PËR ABUZIM ME TENDERËT NË QSUT/ Pse SPAK zgjati me 6 muaj hetimet për Edvin Prifti. Mund të zgjerohet…
Home
Breaking News

DYSHIM PËR ABUZIM ME TENDERËT NË QSUT/ Pse SPAK zgjati me 6 muaj hetimet për Edvin Prifti. Mund të zgjerohet…

7 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, dhe të arrestuarit e tjerë.

“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë njëmujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, afatet hetimore janë zgjatur edhe për të pandehurit e tjerë, Aldo Tabaku, Isuf Tanuzi, Trëndafile Fagu, Migena Skënderin.

Ndërkohë, SPAK-u ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun e QSUT-së, Edvin Prifti, si pjesë e arrestimeve në Gjykatën e Krujës, nën akuzën e korrupsionit.

Prej 11 shkurtit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK-ut.

Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

HETIMET PER MJEKUN

Ish-shefi i repartit të kardiokirurgjisë, Edvin Prifti po hetohet nga SPAK-u nën dyshimet se ka abuzuar me tenderët në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, çka ka gjasa të zgjerojë rrethin e bluzave të bardha apo zyrtarëve të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Hetimet në lidhje me Edvin Priftin janë shtrirë edhe në drejtim të disa procedurave të prokurimit të realizuara nga QSUT-ja. Lidhur me këto procedura prokurimi është e rëndësishme të administrohet dokumentacioni, të evidentohet pozita e të dyshuarit, si dhe të pyeten edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, njësisë së prokurimit, apo edhe të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në tender”, thuhet në dokumentin e SPAK-ut, përmes të cilit është firmosur zgjatja e hetimeve për kardiokirurgun edhe për një afat prej 6 muajsh.

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve, teksa Prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, ku sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës.

Mjeku u pezullua fillimisht nga ushtrimi i profesionit, por gjatë kontrollit në shtëpi e zyrë iu gjetën gjysmë milioni euro, prej nga u ngritën dyshime edhe për vepra të tjera penale.

Në vazhdim, prokurorët specialë këqyrën telefonin e Priftit, kompjuterin e punës dhe një laptop, ku zbuluan të dhëna të reja që i orientuan prokurorët specialë të hedhin sytë nga tenderët.

Prokuroria thotë se gjatë këtyre gjashtë muajve do të thërrasë në dëshmi shumë persona, përfshirë dhe mjekë, të cilët rezultojnë në kontakte telefonike me të dyshuarin Prifti, dëshmia e të cilëve mund t’i shërbejë hetimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAKSINA ËSHTË SHPËTIM"/ Mjekët amerikanë: Fëmijët sëmurën rëndë, nëse infektohen me variantin Delta
Previous article FINALJA E OLIMPIADËS/ Pas një krosimi në zonë, Oyarzabal ndëshkon Brazilin me një "PERLË" (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT