Dyndje të mëdha anijesh me turistë të huaj janë regjistruar këtë javë jo vetëm në portin e Durrësit, por edhe në atë të Vlorës dhe të Sarandës.
Gjatë javës në portin e Sarandës, u ankorua një anije me 1200 turistë italianë dhe 150 makina e cila parashikohet të qëndrojë 1 deri në 2 javë në vendin tonë.
Ndërsa porti i Vlorës do të jetë ndalesa e radhës e anijes Starolis e marinës ushtarake italiane.
Vala e turistëve dhe dëshira e të huajve për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar është mjaft e lartë, saqë porti i Sarandës është i prenotuar nga kroçerat e përmasave të ndryshme edhe për vitin 2019, duke patur një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit.


