• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
Home
Sociale

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti

9 July, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një takim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku prezantoi masat e reja të qeverisë në mbështetje të kësaj kategorie dhe familjeve të tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Sala theksoi se, duke nisur nga 1 korriku 2026, është dyfishuar pagesa mujore për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht, do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë që kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Sipas ministres, fondet për zbatimin e këtyre masave janë siguruar përmes Aktit Normativ, ndërsa ato janë pjesë e angazhimeve të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, që synon forcimin e mbështetjes sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve.

Gjatë vizitës, Sala vlerësoi edhe punën e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, duke e cilësuar atë si një model të suksesshëm të ofrimit të shërbimeve sociale pranë komunitetit, që kontribuon në rehabilitimin, përfshirjen dhe zhvillimin e potencialit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Synimi ynë është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetjen konkrete të shtetit përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta”, u shpreh ministrja Evis Sala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë
Previous article EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

s.autor

Postime të ngjashme

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë Aktualitet

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT