• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYFISHOHEN KAPACITETET E REANIMACIONIT TË ELBASANIT/ Manastirliu: Fuqizojmë terapitë intensive në spitalet rajonale
Home
Sociale

DYFISHOHEN KAPACITETET E REANIMACIONIT TË ELBASANIT/ Manastirliu: Fuqizojmë terapitë intensive në spitalet rajonale

24 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të dyfishohen kapacitetet e terapisë intensive në spitalin e Elbasanit dhe do të forcohet rrjeti i reanimacioneve në spitalet rajonale. Deklarata e Manastirliut u bë nga spitali rajonal i Elbasanit, ku u dorëzuan pajisjet e reja jete shpëtuese për shërbimin e reanimacionit.

“Të gjithë pajisjet që sot po dorëzohen në spitalin e Elbasanit jo vetëm fuqizojnë terapinë intensive por edhe dyfishojnë flotën e pajisjeve të cilët ekzistonin më parë, por tani është një arsye më shumë që të trajtohen më shumë pacientë, duke shmangur ecejaket në Tiranë dhe për të mundësuar që të marrin trajtim afër vendbanimit. Ky është një synim afatgjatë i gjithë investimeve që ne kemi bërë në sistemin shëndetësor”,- tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu pohoi se po vijon puna për të rritur kapacitetet e testimit dhe ato diagnostike në këtë situatë të përballjes me COVID19.
“Fuqizimi i shërbimit të terapisë intensive është një objektiv të cilin ne po e bëjmë realitet. Jo vetëm në këtë moment ku po përballemi me virusin e rrezikshëm Sars-Cov2 dhe ku të gjitha forcat janë mobilizuar për t’u përballur dhe për t’iu përgjigjur këtij virusi të rrezikshëm, qoftë për nga pikëpamja diagnostike me fuqizimin dhe rritjen e vazhdueshme të testimeve, edhe nëpërmjet fuqizimit të spitaleve tona, siç është Spitali Universitar “Nënë Tereza”, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu edhe spitalet rajonale”, pohoi ajo.

Duke siguruar marrjen e masave për mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor, Manastirliu kërkoi vigjilencë të shtuar në këtë situatë dhe vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për përballimin jo vetëm të COVID19 por edhe të patologjive të tjera.

“Faleminderit për gjithë punën e mirë dhe në kushtet e pandemisë, pasi ju keni pasur shumë më shumë ngarkesë dhe për një periudhë kohe keni mbajtur edhe ngarkesën e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ja keni dalë me sukses. Ju siguroj se do të vijojmë t’ju japim mbështetje maksimale edhe përgjatë kësaj periudhe të fazës së dytë të rihapjes, e cila shoqërohet edhe me sfidat e veta, në rradhë të parë për të vijuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë shumë të rëndësishme, protokollet e sigurisë në spitale në mënyrë që të mos kemi përhapje të rasteve të COVID, pra të kemi mundësi që me zbatimin e protokolleve të parandalojmë, por edhe të ruajmë stafet tona mjekësore duke siguruar siç kemi bërë deri më sot por edhe në vijim të gjithë stokun e nevojshëm të materialeve të mbrojtjes personale, për të gjithë personelin tonë shëndetësor”, tha Ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit në spitalin e Elbasanit.

Me financimin e qeverisë shqiptare si dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, njësitë e terapisë intensive po fuqizohen jo vetëm në spitalet universitare në Tiranë por edhe në spitalet rajonale, me aparatura të teknologjisë së lartë për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT PËRBALLË NJËRI-TJETRIT/ Lazio bën gjestin prekës para ndeshjes me Atalantën (FOTO)
Previous article GATI LABORATORI I DYTË/ Rakacolli: Analizat për COVID do të bëhen edhe në QSUT, duhen më shumë spote si të mbrohemi

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT