• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DYFISHOHEN GJOBAT PËR MOSLËSHIM TË KUPONIT TATIMOR/ Denaj paralajmëron bizneset: Sa më i madh të jetë…
Home
Ekonomi

DYFISHOHEN GJOBAT PËR MOSLËSHIM TË KUPONIT TATIMOR/ Denaj paralajmëron bizneset: Sa më i madh të jetë…

29 October, 2019 k.autor Ekonomi

Nga 1 Janari i vitit të ardhshëm ministria e financave në paketën fiskale që shoqëron buxhetin ka parashikuar ndryshime në sistemin e gjobave për biznesin. Kështu qeveria nga viti i ardhshëm, do të dyfishojë penalitetet për moslëshim kuponi si dhe nëse kapesh për herë të dytë gjoba katërfishohet.

Ligji për procedurat tatimore parashikon aktualisht, që çdo biznes i cili nuk lëshon kupon gjobitet me 50 mijë lekë, ndërsa në draftin e ri parashikohet që penaliteti të bëhet 100 mijë lekë për ndërmarrjet me xhiro deri në 14 milion lekë në vit, dhe 150 mijë lekë për tatimpaguesit e mëdhenj. Kur parareleisht rezulton se biznesi është edhe i paregjistruar në qëndrën kombëtare të regjistrimit, atëherë atij i shtohet edhe një gjobë tjetër prej 100 mijë lekësh. Sipërmarrësit e vegjël, që nuk janë pjesë e skemës së tvsh-së, do të ndëshkohen me 50 mijë lekë gjobë nëse ka mangësi në faturën që lëshojnë.

“Ne kemi përshkallëzuar sipas madhësisë së biznesit dhe ju besoj se bini dakort me mua që nuk mund të jetë e njëjta gjobë për një biznes të vogël dhe një biznes të madh kjo nuk do të thotë që shuma e divergjuar nga një biznes tek tjetri është ajo që do të sjelli ndryshimin. Ne vazhdojmë besojme që ndryshimi më I madh vjen nga ndërgjegjësimi e dyta nga rregullat e pastra të lojës për të gjithë bizneset dhe e treta nëse këto të dyja nuk funksionojnë sigurisht që do të jetë edhe aspekti ligjorë.”- tha Denaj.

Për shkelje të përsëritur, pra kur një biznes kapet dy herë brenda vitit pa lëshuar faturë, atëherë gjobat dyfishohen dhe atij I bllokohet aktiviteti për 30 ditë. Por ndryshe nga tani, ky bllokim hiqet menjëherë sapo biznesi e paguan gjobën.

“Kuptohet për ne nuk është e rëndësishme bllokimi i biznesit për 30 ditë dhe sic e shikoni edhe në këtë paketë të re që po diskutojmë për ndryshimin e masave administrative në momentin e pagesës së gjobës e cila është e vendosur për shkelje të detyrimeve dhe në shkelje të ligjit ne synojmë që biznesi në momentin që paguan këtë gjobë të jetë i mundur të punojë pa qënë nevoja për vendosur shiritat.” – vijoi ajo.

Gjithashut në paketën fiskale 2020 dyfishohen gjobat edhe për konsumatorët që nuk marrin kuponin tatimor ose refuzojnë ta tregojnë atë te administrata tatimore, nga 1 mijë lekë që është aktualisht në 2 mijë lekë. Ministria e Financave thotë se ndryshimet synojnë harmonizimin e dispozitave përkatëse të ligjit për procedurat tatimore në vendin tonë lidhur me faturimin e ri online që pritet të hyj në fuqi nga vitit te ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAJNERI LERDA ËSHTË NJË "SHERRXHI I VJETËR"/ Shikoni çfarë bënte 5 vite më parë në Itali (VIDEO)
Previous article “IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek...

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT