• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Dybala kopjon Leo Messi, për t’u transferuar te Real Madrid…
Home
Futboll

Dybala kopjon Leo Messi, për t’u transferuar te Real Madrid…

26 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Paulo Dybala ka vendosur të marrë masa drastike. Ylli argjentinas i Juventus nuk ndihet më plotësisht komod te “Zonja e Vjetër”. Në muajt e fundit ai ka përjetuar periudhën e tij më të errët në Itali, duke rrezikuar edhe një marrëdhënie të vështirë me trajnerin bardhezi, Massimiliano Allegri. Arsye kjo pse sipas “Don Balon”, Dybala është më i vendosur se kurrë për tu larguar nga Juventus, dhe për të nisur një aventurë të re, pranë Real Madrid. Ndonëse objektivi kryesor i presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez është braziliani Neymar, vetë Dybala është i vendosur të bëjë gjithçka për ta joshur. Për t’ja dalë qëllimit të tij, argjentinasi ka kopjuar modelin e patriotit të tij, yllit të Barcelonës, Leo Messi.

 

Juventini ka vendosur të ecë në hapat e Leo Messi. Për këtë arsye ai ka zgjedhur të dorëzohet në duart e ekspertit dhe dietologut që ka ndjekur edhe regjimin ushqimor të bashkëkombasit të tij, Guiliano Poser. Sipas raportimeve nga Italia, Dybala po përpiqet të përmirësojë performancën e tij sportive dhe të ndalë një herë e mirë serinë e dëmtimeve dhe problemeve fizike, të hasura në seri gjatë kohëve të fundit. Ylli bardhezi e di shumë mirë se ushqimi është faktor vendimtar, ndaj ka vendosur t’i besojë ekspertit Poser. Ky i fundit ka trajtuar yjet më të mëdhenj si Messi, Roberto Baggio, Thiago Motta, Ángel di María dhe Kun Aguero.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë 10 letrat e dashurisë që frymëzuan brezat e të gjitha kohërave
Previous article Zidane: Do të largohesha që nesër, po të ishte e vërtetë kjo…

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT