Disa ngjarje kriminale te bujshme po regjistrohen së fundmi dhe kjo si pasoje e së shkuarës “së errët” të viktimave. Rasti i fundit, ndodhi në Tiranë, ne nje zone mjaft te populluar siç është ajo e Astirit, ndaj edhe tronditja ishte jo e vogël.
Shënjestër e atentatit ishte Eriger Mihasi dhe miku i tij Armado Dumanit. Të dy viktimat ishin emra të njohur të policisë veçanërisht Mihasi.
Ai kishte hequr dorë nga e shkuara e errët dhe kishte filluar të frekuonte xhamitë, por papritur e gjen veten para një atentati të tmerrshëm të cilin kishte mundur ta shmangte disa herë.
Erigers Mihasi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Franca. Ai kishte qëndruar, për afro 4-5 ditë në shoqërinë e mikeshës së tij, një studente 20-vjeçare nga Lushnja e njohur si “Bella”.
Si ndodhi atentati:
Dy të rinjtë edhe pse ruheshin nga armiqtë e tyre, nuk e kishin pikasur se dikush u ishte vënë në ndjekje. Autorët mesa duket kishin planifikuar me detaje, ekzekutimin dhe vendin ku do të kryhej.
Një rrugë në ndërtim, ku ngarkesa në trafik do u jepte kohën e duhur të kryenin eliminimin e dyfishtë. Sipas dinamikës së ngjarjes, pasi u futën në Unazë, makina me Mihasin dhe Dumanin, afrohet në rrugën “Teodor Keko”. Ku për shkak të punimeve në rrugë dhe trafikut, Mihasi vendos të ulë xhirot e shpejtësisë.
Është ky momenti, kur papritmas, në ndjekje të tyre, vihet një automjet tip ‘Toyota’. Ku nga dritarja e makinës, derdhet një breshëri plumbash. Mihasit i janë gjetur 2 mijë euro në xhep ditën ku u vra.
Pamje nga atentati
Por cila ka qenë lidhja e Mihasit me Santiago Malkon i cili u ekzekutua në 2019?
Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.
Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta. Malko ishte pjesë e bandës së Ervis Martinaj.
Gjithashtu Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës.
Foto e Erigers Mihasit me Santiago Malkon në 2016
AlpeNews.al