• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY VITE NGA MASAKRA NË ISH-BLLOK/ Policia gjen armën “Glock”, me të vrau veten bosi i “Adorions Palace” (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

DY VITE NGA MASAKRA NË ISH-BLLOK/ Policia gjen armën “Glock”, me të vrau veten bosi i “Adorions Palace” (DETAJET)

29 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vite nga masakra në ish-bllok policia dhe prokuroria ka aritur të gjejë pistoletën e krimit. Me armën tip “Glock”, Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” rezulton të jetë vrarë me një plumb. Kjo pistoletë është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok që administrohet nga Redi Popesku. “…arma që është gjetur në banesën e tij luksoze në Farkë, është një pistoletë tip “Glock…”-thonë burimet pranë policisë.

Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet. Në 2018 kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës dhe një pjesën e dy skarpateve të lumit Lanë, me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat. Sipas burimeve, arma që Marviol Bilo ka përdorur, i përket Redi Popeskut, të cilën ai e dispononte pa lejë, por pas ngjarjes e deklaroi të humbur. Me pistoletë e gjetur në banesën e Lazaj në datën 30 korrik 2020, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato.

Por dy vite pas kësaj ngjarje, pistoleta çuditërisht është gjetur nga policia në banesën e bosit të komppleksit “Adorions Palace”, Eugert Lazaj. Ky i fundit në 30 korrik u konstatua nga familjarët i pajetë, në një nga dhomat e vilës së tij në Farkë, dhe shumë pranë trupit të Lazaj, policia gjeti dhe një pistoletë tip “Glock”. Sipas raportit mjeko-ligjor viktima, Lazaj kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës. Një tjetër dëmtim i lehtë pasqyrohet në gishtin e madh të dorës së djathtë, që besohet se mund të jetë shkaktuar nga mekanizmi lëvizës i shulit të armës, teksa ka kryer qitjen. Hetimet për këtë ngjarje që po drejtohen nga prokurori Etion Kapo, dhe oficerët e policisë së Tiranës, kanë zbuluar se arma që Lazaj ka përdorur për vetëvrasje, ishte pistoleta që është përdorur nga Marviol Bilo, në masakrën e ish-bllokut.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe është ende e paqartë se si kjo armë ka përfunduar në dorë të biznesmenit Lazaj. Aq e paqartë është dhe vetëvrasja e tij, brenda në vilën në Farkë. “Shqiptarja.com” mëson se një konkluzjon i tillë është arritur të nxiret nga konklujoni i ekspertizës balistike të pistoletës, e cila u konfirmua të ishte e njëjta. Për të qënë më të bindur, tashmë policia ka kërkuar një ekspertim të dytë, ku do riekspertohen gëzhojat e gjetura brenda ambjenteve të lokal “Monopol” me gëzhojën e gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj.

I njëjti verifikim do të kryhet me predhat e qitura nga kjo armë. Tashmë dy vite pas kësaj ngjarje, prokuroria ka mbyllur hetimet, duke marë të pandehur biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij, Elion Hato, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit”. Ndërkohë çështja hetimore ndaj ish-komandos Marviol Bilo, Ervin Matës dhe tre personave të tjerë vijon të jetë ende nën hetim, ku pritet që shumë shpejt ata të meren të pandehur dhe dërgohen në gjykatë nga prokuroria e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAFTI I OPOZITËS PËR KODIN ZGJEDHOR/ Gjiknuri e-mail Vasilit dhe Bylykbashit, kërkon mbledhje të Këshillit Politik të enjten
Previous article RINDËRTIMI DHE IMPAKTI EKONOMIK/ Kryeministri Rama në konferencë për mediat

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT