• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY VITE NGA LUFTA NË UKRAINË/ Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Home
Botë

DY VITE NGA LUFTA NË UKRAINË/ Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

22 February, 2024 s.autor Botë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese, tha Qeveria britanike më 22 shkurt.

Në deklaratën lëshuar dy ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, sekretari i Jashtëm, David Cameron, tha se listës së sanksioneve i janë shtuar mbi 50 individë dhe entitete, teksa shteti i tij po synon të kufizojë dhe dobësojë industrinë ruse të mbrojtjes.

Sanksionet po ashtu shënjestrojnë kompani në Kinë, Turqi, Emirate të Bashkuara Arabe dhe shtete të tjera, të cilat akuzohen se kanë shmangur sanksionet e vendosura më herët.

“Pas dy vjetësh, ne vazhdojmë të jemi të bashkuar në mbështetje për Ukrainën. Presioni ndërkombëtar ekonomik nënkupton që Rusia nuk mund ta financojë më këtë pushtim të paligjshëm. Sanksionet tona po shterojnë burimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për financimin e kësaj lufte”, tha Cameron.

Sipas tij, këto sanksione do të pengojnë aftësinë e Putinit për të pajisur ushtrinë e tij me pajisje të teknologjisë së lartë dhe armatime.

Tani, në listën e sanksioneve britanike janë më shumë se 2.000 individë rusë, kompani dhe grupe.

Sanksionet britanike u morën një ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi paketën e re të sanksioneve, ku u përfshin pothuajse 200 entitete dhe individë të akuzuar se po ndihmojnë Moskën që të blejë armë.

Shtetet e Bashkuara do të paraqesin paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë më 23 shkurt lidhur me vdekjen në burg të liderit opozitar, Aleksei Navalny./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 30-vjeçarja, nënë e një fëmije gjendet e varur në tualetin e shtëpisë në Delvinë (EMRI)
Previous article ATENTATI NDAJ SHQIPTARIT NË ATHINË/ Policia greke zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 persona (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT