• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY VITE NGA AGRESIONI RUS/ Ministri Hasani: Ukraina meriton të gjithë solidaritetin tone. Më 28 shkurt samiti në Tiranë
Home
Politikë

DY VITE NGA AGRESIONI RUS/ Ministri Hasani: Ukraina meriton të gjithë solidaritetin tone. Më 28 shkurt samiti në Tiranë

24 February, 2024 s.autor Politikë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, deklaroi se duhet të bëhet gjithçka për popullin ukrainas.

Në një videomesazh, Hasani tha se Shqipëria në Këshillin e Sigurisë ka pasur një rol të rëndësishëm në fitimin e mbështetjes diplomatike për Ukrainën.

Nisma e fundit është organizimi më 28 shkurt në Tiranë i Samitit Ukrainë, Ballkani Perëndimor ku do të jetë i pranishëm dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Dy vite më parë, e gjithë bota shikonte me tmerr se, si Rusia filloi luftën e saj të paligjshme dhe agresive kundër Ukrainës. Pa provokim, pa justifikim, Ushtria Ruse nisi një pushtim kundër një kombi sovran dhe të pavarur në Evropë, diçka që kontinenti ynë nuk e kishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Që prej dy vitesh, ne kemi qenë dëshmitarë të tmerreve të këtij pushtimi: shkatërrim, plaçkitje, përdhunime, vrasje të civilëve të pafajshëm dhe rrëmbime të mijëra fëmijëve ukrainas. Mariupol dhe Bucha mbahen mend për barbarinë e shfaqur nga ushtria ruse kundër kombit të lirë dhe të pavarur ukrainas.

Që prej dy vitesh, ne kemi qenë dëshmitarë të trimërisë dhe guximit të popullit ukrainas. Rezistenca e tyre heroike ka fituar admirimin e mbarë botës dhe ka mobilizuar solidaritet dhe mbështetje të pashoqe.
Jam krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në mbështetje të Ukrainës, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë. Jam, veçanërisht, krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën dhe për të izoluar dhe dënuar Rusinë në luftën e saj të paligjshme.

Ne kemi bërë të pamundurën për të mbështetur Ukrainën, sepse besojmë se Ukraina dhe populli i saj meritojnë të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen që mund të marrin në luftën e tyre të drejtë.
Ne kemi bërë maksimumin për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj, edhe sepse kuptojmë se lufta e tyre është një luftë për sigurinë e Evropës dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Çdo gjë tjetër, do të inkurajonte çdo diktator dhe komb mashtrues në botë që të ndjekë rrugën e Vladimir Putin, duke e zvogëluar kështu ligjin ndërkombëtar në ligjin e xhunglës.
Për ne, në Ballkanin Perëndimor, lufta në Ukrainë ka ringjallur kujtime dhe emocione të dhimbshme nga vitet 1990, kur rajoni ynë ishte shtëpia e luftës së fundit në Evropë. Por, lufta në Ukrainë ka ndikuar seriozisht edhe në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Prandaj, më 28 shkurt, në Tiranë, ne do të organizojmë Samitin Ukrainë – Ballkani Perëndimor

Dhe ky Samiti do të ofrojë një mundësi për liderët nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore për të diskutuar, se si ne mund të punojmë së bashku dhe si mund të ofrojmë të gjithë mbështetjen që mundemi për Ukrainën, të vetëdijshëm se duke ndihmuar Ukrainën ne po kontribuojmë gjithashtu në sigurinë dhe stabilitetin e rajonin tonë dhe Evropës.”, thuhet në reagimin e Hasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VENDOSËM TA VRISNIM..."/ Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e realizova me motrën
Previous article ISHIN TË PARKUARA NË RRUGË/ Digjen dy furgonë në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT