• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY VITE MË PARË U ARRESTUA NË KOMISARIAT/ Rikthehet në krye të policisë së rendit në Shkodër, Saimir Rrustemi
Home
Aktualitet
Kronikë

DY VITE MË PARË U ARRESTUA NË KOMISARIAT/ Rikthehet në krye të policisë së rendit në Shkodër, Saimir Rrustemi

19 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka rikthyer në detyrë komisarin Saimir Rrustemi, i cili dy vite më parë u pezullua, arrestua dhe u akuzua për tenderin e rikonstruksionit të Komisariatit të Malësisë së Madhe.

Saimir Rrustemi konfirmohet se së fundmi është riemëruar në detyrën që mbante më parë, si Shef i rendit në Policinë e Shkodrës. Ai ka zëvendësuar në detyrë Genc Reçin, i cili mësohet se është transferuar në postin e shefit të Stërvitjes në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, po në Shkodër.

Rrustemi u arrestua dy vite më parë, në muajin Korrik 2022, së bashku me 13 efektivë të tjerë të policisë së qarkut, si i “dyshuar në përfshirjen e disa tenderëve për rikonstruksionin e Komisariatit në Malësinë e Madhe, në vlerën 2 milionë lekë”, bazuar në një kontroll Auditi.

Komisari i mohoi publikisht akuzat në atë kohë dhe madje u mbrojt në Gjykatë. Kjo e fundit pasi shqyrtoi aktet e dosjes së Prokurorisë, e liroi tre ditë pas ndalimit, duke lehtësuar masën në “arrest në shtëpi” dhe më pas “detyrim paraqitjeje” për Rrustemin, bashkë me të tjerët, më 24 Gusht 2022. Të njëjtin vendim mori edhe Apeli më pas, më 30 Gusht, duke lehtësuar masat.

Atëkohë u zhvilluan edhe protesta qytetare nga komuniteti në Shkodër, që kërkonin veçanërisht lirimin e komisarit, duke e cilësuar si një “efektiv të ndershëm”, madje edhe para institucionit të Gjykatës.

Pasi kaloi një vit me hetime, Prokuroria nuk ka gjetur prova të arsyeshme për ta akuzuar dhe gjithashtu dënuar. Dosja dhe akuzat ndaj tij u pushuan. Fillimisht Rrustemi u ul vitin e kaluar në detyrë, teksa u emërua në Dibër në sallën operative në Drejtorinë Vendore. Më tej u emërua shef i Krimeve në Komisariatin e Vaut të Dejës për pak muaj dhe këtë vit është rikthyer në postin që mbante para se të arrestohej dhe akuzohej.

Pasi u akuzua dhe nisi betejën për drejtësi, Rrustemi do shprehej: “Ju ishit forca ime! E drejta do dalë në dritë”, teksa tani ka rimarrë gradën dhe pozicionin e punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA LIPA KA NDEZUR PA BËRË DRAMA..."/ Ronaldo Sharka fton publikisht Bebe Rexhën në intervistë!
Previous article E RËNDË NË KOSOVË/ Ndërrojnë jetë dy pacientë në Infektiv, ishin të prekur nga COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT