• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY VIKTIMAT E ATENTATIT LËVIZNIN ME MAKINA TË BLINDUARA/ 3 atentatorët i pritën dhe sapo dolën nga lokali i qëlluan me…
Home
Breaking News

DY VIKTIMAT E ATENTATIT LËVIZNIN ME MAKINA TË BLINDUARA/ 3 atentatorët i pritën dhe sapo dolën nga lokali i qëlluan me…

5 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy viktimat e mbrëmjes së kaluar në Elbasan, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku lëviznin me makina të blinduara, kështu që atentati ndaj tyre ka qenë i mirëmenduar dhe i lëvizjet e tyre janë monitoruar. Tre ishin autorët, të cilët kanë pritur shënjestrën e tyre brenda një makine aty pranë dhe kur ato të dy kanë dalë nga lokali, kanë qëlluar me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin dhe të plagosur rëndë Ardian Çollakun, i cili ndërroi jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 20 gëzhoja, ndërkohë që autorët pas krimit i kanë vendosur flakën makinë me të cilën kryen atentatin dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Ka dyshime se vrasja e dyfishtë mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penal.

Po kush janë dy shënjestrat e këtij sulmi mafioz?

Rezulton se si Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal dhe me lidhje me bandat që veprojnë në Elbasan. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, u hetua si i lidhur drejtëpërdrejtë me vrasjen e Everest Çakës në maj të këtij viti. Ndërkohë, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë iu kërkua deklarimi i pasurisë.

Lulzim Bitri rezulton mik i ngushtë i Talo Çelës, teksa në vitin 2018 u arrestua, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO T'JU ZHDUKIM"/ Kryebashkiakja seksi e Mexicos kërcënon kartelet e drogës
Previous article SAMITI I BE NË BORDO/ Vendet e Ballkanit Perëndimor në rend dite

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT