• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY TRAGJEDITË E “2018”/ Vrasja e Ariela Muratit dhe Xhuljeta Çunit, KRIMET e PASIONIT që tronditën kryeqytetin
Home
2018

DY TRAGJEDITË E “2018”/ Vrasja e Ariela Muratit dhe Xhuljeta Çunit, KRIMET e PASIONIT që tronditën kryeqytetin

24 December, 2018 F.autor 2018, Breaking News

Viti që po lëmë pas ka pasur fatkeqësisht dy tragjedi të mëdha që në kohën e tyre u konsideruan edhe si krim pasioni.

I pari ishte që në startin e 2018, në muajin janar kur në fakultetin e Mjekësisë Ariela Murati mbeti e vdekur nga Aldison Beluli që më pas vrau edhe veten.

Pesë muaj më vonë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin kur 31 vjeçari Xhafer Mata vrau Xhuljeta Çunin vetëm 19 vjeçe e më pas qëlloi edhe veten duke shënuar kështu tragjedinë e dyfishtë.

Motivet, ndonëse ende dhe sot janë versione që ndryshojnë, duket se përputhen në një vend. Në xhelozinë dhe “përkatësinë”. Kjo e fundit pasi siç dukej të rejat nuk I kishin pranuar lidhjet me to.

Në rubrikën “2018”, AlpeNews.al ju sjell simëposhtë dy tragjeditë që tronditën opinion public në vitin që lam pas.

21 Janar 2018

Aldison Beluli vret Ariela Muratin dhe më pas veten

Aldison Belulaj prej vitesh kërkonte që të lidhej me Ariela Muratin. 23 vjeçari e kishte shprehur hapur dashurinë që ndiente për 21 vjeçaren, por Ariela Murati asnjëherë nuk ia kishte kthyer mbrapsht dashurinë duke e refuzuar.

I riu me origjinë nga Fieri i kishte shkuar në shtëpi 21 vjeçares dhe i kishte kërkuar dorën të atit dhe familjarëve të Muratit.

Familjarët e 21 vjeçares e kishin refuzuar kategorikisht të riun dhe i kishin kërkuar që çështja të mbyllej me kaq dhe ai ta linte të qetë vajzën. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi edhe në Tiranë, (ku e reja kishte ardhur për studime në fakultetin e Drejtësisë), Aldo Beluli i është afruar disa herë Ariela Muratit duke i kërkuar të lidheshin së bashku.

Në fund, i riu është përballur sërish me dashurinë e tij dhe pas një konflikti e një tjetër refuzimi, 23 vjeçari ka qëlluar dy herë mbi trupin e 21 vjeçares. Ariela Murati është rrëzuar përtokë dhe jetën e ka humbur në spital. Ngjarja ndodhi fare pranë QSUT-së, në ambientet përballë Fakultetit të Mjekësisë. Në kushtet e shokut dhe gjëndjes së rënduar spikologjike, i riu ka qëlluar më pas veten me armë.

8 Qershor 2018

Xhafer Mata vret Xhuljeta Çunin dhe më pas veten

Ishte ora 08:10 e mëngjesit të së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh.

Pasi shkëmbyen disa fjalë në trotuar, 31-vjeçari nga Kukësi duket se ka hasur në refuzimin e 19-vjeçares nga Mati, e në këtë moment ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Eshref Frashëri”.

Xhafer Mata ka qëlluar dy herë me pistoletë mbi Xhuljeta Çunin. Sipas deshmitareve që u ndodhën në vendngjarje, Xhafer Mata ka kërcënuar edhe disa qytetarë pranë një furre buke, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Xhafer Mata qëlloi veten po në kokë, në krahun tjetër të trotuarit. Ai ndërroi jetë dy orë më pas në spital, ndërsa në vendngjarje policia gjeti një pistoletë TT.

Dyshimet për ngjarjet janë të shumta, por më i forti është ai se Xhafer Mata kerkonte me ngulm lidhjen me të renë edhe pse sapo ishte divorcuar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON KRISHTLINDJET/ Basha: Bekime në familjet tuaja!
Previous article E TRISHTË/ Nëna e TRE fëmijëve ka një LUTJE: Dua një shtëpi për ta, janë të sëmurë

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT