• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY TË ZHDUKUR NË VLORË/ Denoncimi nga prindërit: Kemi 3 muaj pa kontaktuar, djemtë u kthyen nga…
Home
Breaking News

DY TË ZHDUKUR NË VLORË/ Denoncimi nga prindërit: Kemi 3 muaj pa kontaktuar, djemtë u kthyen nga…

8 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona të tjerë denoncohen të zhdukur. Prindërit e tyre kanë denoncuar në polici për fëmijët. Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe Ervis Troçe, janë dy të zhdukurit në Vlorë. Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej 18 qershorit të këtij viti, dhe pas asaj date askush s’di më asgjë për ta. Sipas babait, ai u zhduk një muaj pas kthimit nga Belgjika. 8 ditë pasi u zhduk, bashkëshortja e tij ka denoncuar në polici. Xhaferri, baba i dy fëmijëve të mitur, jetonte me gruan dhe fëmijët në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Xhaferri thotë se 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit, është denoncuar si i zhdukur Ervis Troçe, i cili sipas familjarëve ka qenë mik me Xhaferrin pasi kanë qenë bashkë në Belgjikë.

I humburi Albano Xhaferri

Unë jam Lutfi Xhaferri. Djali kishte qenë në Belgjikë dhe u kthye. Kishte gati një muaj, i thashë “Pse erdhe o djalë?”. Më tha “Erdha se më mori malli për fëmijët”. Nuk e gjeta më, se rrinte në shtëpi tjetër dhe vazhdonte punën e tij. Ke ndonjë problem me njeri e pyeta, jo më tha. Se di çfarë pune bënte në Belgjikë. Atë ditë ishte ditë e zakonshme, por se di kush e mori, që nxitoi dhe e mori ta çonte në shtëpi. Erdhi një djalë, një makinë. S’ka marrë as pasaportë, asgjë. Kjo ndodhi rreth orës 10:30, 11:00 e darkës. Thonë për njërin që e mori. Vajti gruaja, bëri denoncimin për 7-8 ditë, më 18 qershor. Lajmëruan djalin tonë, tjetrin, erdhi nja 8-9 ditë e pa që s’bëri gjë dhe iku. S’di gjë për atë tjetrin që e mori. U larguan me makinë, por s’pashë dot gjë në atë orë. Ishte babai i 2 fëmijëve të vegjël, një në klasë të parë, një më i vogël. Pas djalit, u zhduk dhe një tjetër, Ervis Troçe, siç më tha babai i tij, ata kishin qenë në Belgjikë dhe kishin ardhur bashkë andej. Se çfarë kanë bërë nuk e di. Djalin tim e morën më para, Ervisi u zhduk 2 ditë më pas. Djali edhe mund të jetë rrëmbyer edhe mund të jetë larguar. Unë nuk dyshoj tek njeri se do e kisha gjetur me kohë.

Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit

Burime për Report Tv nga policia e Shtetit bëjnë me dije se po hetohet me të gjitha kapacitetet prej 2 muajsh.

Babai ka treguar se i biri njihej me pseudonimin “Ciqe”, ndërkohë që e shoqja tregon jashtë kamerave se personi me të cilin është larguar i shoqi, është i identifikuar si Klodi. Por referuar ngjarjeve të personave të zhdukur, burime nga policia konfirmojnë se nuk janë vetëm këto raste, pasi të tjera denoncime, për të tjerë persona të zhdukur, janë duke u hetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË KOSOVË/ Vuçiç: Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm
Previous article E akuzojnë se nuk do Zvicrën/ GRANIT Xhaka mbron veten në “GJUHËN SHQIPE”

k.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT