• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY TAKIME BRENDA 5 DITËSH/ Çfarë u tha në Shkodër dhe “vendimi” që mori opozita në Elbasan
Home
Shqipëri

DY TAKIME BRENDA 5 DITËSH/ Çfarë u tha në Shkodër dhe “vendimi” që mori opozita në Elbasan

6 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

“Qytetet e bandave”, kështu janë cilësuar nga opozita Elbasani dhe Shkodra për shkak të ngjarjeve të ndodhura.

Në keto dy qytete opozita ka nisur edhe mbledhjet e jashtëzakonshme duke bojkotuar kuvendin. Basha në keto dy takime foli për bandat të cilat po terrorizojnë njerëzit. Ai akuzoi i politikanë të lartë si të përfshirë me bandat por cfarë ndryshoi në deklaratat e Basha dhe vendimi që mori opozita.

Deputetët e opozitës vazhdojnë ta bojkotojnë parlamentin, duke lënë ligje të cilat maxhoranca, po i kalon e vetme pa kontestimin e asnjë partie. E tillë ishte dhe shtyrja afati të hetimit për çështjen “Tahiri” të cilën opozita e kërkoi që të shtyhej për 3 muaj.

TAKIMI NË SHKODËR

“Në më pak se 3 muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer 2 persona. Kjo është situata në Shkodër. Këtu duhet të ishte kryeministri, jo për të shitur mend dhe për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve që kanë 6 muaj që terrorizojnë Shkodrën. Por Rama nuk mund të jetë këtu, është në Tiranë me Çyrbjen, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën”, tha Basha.

Një lagje e Shkodrës e vënë nën kontroll nga bandat. Shteti është ulur në gjunjë te krimi. Rama-Xhafaj janë kryeministër dhe ministër në letër, por kontrollin e shtetit e kanë bandat. Ky është realiteti në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës dhe Shijak. Janë qëlluar gazetarë, janë rrëmbyer e zhdukur qytetarë e gazetarë. Situata është totalisht jashtë kontrollit sepse shtetin e kontrollon krimi i organizuar”.

TAKIMI NË ELBASAN

Në takimin e opozitës së bashkuar në qytetin e Elbasanit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpallur 4 objektivat e fushatës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Duke folur në këtë takim, Basha është shprehur se  ‘risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët’.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

/Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO NUK PRITEJ"/ Iu gjend drogë në makinë arrestohet bashkëpunëtori i Elvana Gjatës (FOTO)
Previous article "FACEBOOK" ZHVENDOS ZYRAT/ Singapori do të jetë qendra e re e rrjetit social

k.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT