Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 02.00, shpërthimi i parë ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës në lagjen Karabash, ndërsa fill pas tij 45 minuta më vonë, shpërthimi i dytë është kryer në afërsi të bashkisë së qytetit.
Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lenduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.
Pronari i baneses ka thene se nuk di te kete ndonje konflikt dhe kush mund ta kete vendosaur lenden plasese. Ndersa ka qene nena e tij qe ka perfunduar ne spital pas tronditjes nga zhurma e forte.
Një tjetër shpërthim është dëgjuar në afërsi të bashkisë së qytetit. Mësohet se lënda eksplozive është hedhur në oborrin e një shtëpie private.
Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia e Vlorës për të dyja ngjarjet.




